AKTIVITETETE NË LEZHË

Nxënësit lezhjan aktivitete sensibilizuese për mbrojtjen e Tokës: Të promovojmë harmoninë midis natyrës dhe Tokës

Mesazhit të nxënësve lezhjan duhet t'i bashkohemi edhe ne të rriturit jo vetëm në 22 prill, pasi çdo ditë e vitit duhet të jetë dita e vëmendjes, përkujdesit dhe respektimit të natyrës dhe Tokës në tërësi.

Dita e Tokës gjithnjë është në vëmendjen e nxënësve, të cilët përcjellin mesazhet e tyre për të treguar kujdes dhe për të mbrojtur natyrën dhe tokën.


Nxënësit e të gjitha shkollave të Lezhës kanë organizuar veprimtari nga më të ndryshmet për të sensibilizuar për respektimin dhe mbrojtjen e Tokës.


"Të promovojmë harmoninë midis natyrës dhe Tokës", ishte ky mesazhi i nxënësve të shkollave publike dhe jo publike të Lezhës, që u përcollën në kuadër të Ditës së Tokës. Pavarësisht kushteve të pandemisë, sot më shumë se kurrë ata janë bashkuar me punime artistike të përbërë nga kartona, dhe stampime mesazhesh në bluza, ese, mbjellje bimësh dhe lulesh pranë shkollave, shpërndarje fletëpalosjesh nëpër qytet, apo dhe organizimin e orëve të mësimit të dedikuara ditës së Tokës, por kishin përgatitur edhe video mesazhe ndërgjegjësuese.


Si një ndër zonat turistike në vëmendjen e nxënësve ishte edhe pastrimi i bregdetit të Shëngjinit.

Drejtues të Zyrës Arsimore Vendore Lezhë u shprehen se "kjo e enjte ishte një ditë e veçantë dhe e bukur në të gjitha shkollat. Të gjithë nxënësit u munduam të bënim diçka, prandaj vendosën të ndaheshin në disa grupe. Disa mbollën lule, disa pastruan territorin, e disa të tjerë punuan dhe përgatiten  mesazhe sensibilizuese, duke respektuar edhe masat anti-Covid. Përmes artit, kontaktit me natyrën, shkollat e Lezhës përcollën mesazhin për edukimin e publikut mbi problemet globale të Tokës" .


Mesazhit të nxënësve lezhjan duhet t'i bashkohemi edhe ne të rriturit jo vetëm në 22 prill, por çdo ditë e vitit duhet të jetë dita e vëmendjes, përkujdesit dhe respektimit të natyrës dhe Tokës në tërësi.


Foto nga aktivitetet 

Nga Lindita Kokaj


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

235 Lexime
2 javë më parë