Kampionati Evropian

Peshëngritje, shqiptari Briken Çalja medalje bronzi

27-vjeçari e mbylli garën me 175 kg të ngritur në tentativën e dytë, duke u pozicionuar në vendin e tretë. Në provën e fundit, Çalja tentoi të ngrejë 178 kg, por dështoi në përpjekjen e tij.

Briken Çalja i dhuron medaljen e bronztë Shqipërisë në stilin e shtytjes në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Split të Kroacisë.


27-vjeçari e mbylli garën në këtë stil me 175 kg të ngritur në tentativën e dytë, duke u pozicionuar në vendin e tretë. Në provën e fundit, Çalja tentoi të ngrejë 178 kg, por dështoi në përpjekjen e tij. Medaljen e artë e fitoi francezi Matam, ndërsa atë të argjendtë e fitoi Robert Joakim.


Rezultati do të ishte akoma më pozitiv për Briken Çaljen nëse ai nuk do të kishte dështuar në stilin e shkëputjes, ku tentoi që në fillim 145 kg, por sportisti shqiptar nuk mundi ta ngrejë këtë peshë në asnjë prej 3 tentativave që kishte në dispozicion, kështu që nuk u klasifikua si në këtë stil, ashtu edhe në dygarësh, duke u bërë i vetmi sportist që nuk e arrin diçka të tillë.


Edhe në dygarësh medalja e artë i shkoi francezit Matam me 320 kg. Në vendin e dytë u rendit rusi Oleg Chen me 319 kg, ndërsa medalja e bronztë i shkoi gjermanit Joakim me 317 kg.

2,505 Lexime
7 vjet më parë