“Piter Pan”, shfaqje për fëmijët në Teatrin Eksperimental
Mesazhi kryesor është që nuk duhet të humbasim fëmijërin brenda vetes, duhet të besojmë në ëndrrat, shpresën, dëshirën, imagjinatën tonë të cilat nuk duhet t’i humbas asnjë fëmijë se për ndryshe nuk do të quhet më fëmijë
“Piter Pan”, është shfaqja më e re që Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” do të ofrojë nga data 13 mars ora 10:30 për të gjithë vogëlushët dhe jo vetëm. Personazhet e “Piter Pan” paraqesin një fëmijëri të përjetshme të cilën e ka brenda vetes çdo i rritur. Secili prej nesh do të donte të shkonte në ishullin askund për të takuar Piter Panin, Tringëllimën, Piratet dhe Indianët.
Kjo veper trajton disa tema dhe nëntema sikudër përcjell disa mesazhe dhe nën mesazhe. Mesazhi kryesor është që nuk duhet të humbasim fëmijërin brenda vetes, duhet të besojmë në ëndrrat, shpresën, dëshirën, imagjinatën tonë të cilat nuk duhet t’i humbas asnjë fëmijë se për ndryshe nuk do të quhet më fëmijë.
Kjo shfaqe trajton edhe disa probleme sociale të fëmijeve të sotëm siç janë: mungesa e hapsirave publike të fëmijeve, varësia nga teknologjia. Në ketë shfaqje do të ndeshim personazhe si: Kapiteni Gremc me Zotin Smith, të cilët paraqesin fëmijët e llastuar që kërkojnë gjithnjë gjërat që fëmijët e tjerë i kanë. Kjo i ka bërë edhe 2 personazhet të jenë fëmijë në moshë, por të plakur në dukje pasi ata nuk besojnë tek ëndrrat.
“Piter Pan do të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” nga data 13 Mars, çdo të dielë ora 10:30.
Vendi i shqipes në familjen e gjuhëve indoeuropiane
8 pyetje që nuk gjejnë dot përgjigje nga njeriu!
50 aforizma brilante nga Napoleon Bonaparti