Alergjitë e stinës

Pranvera, stina që largon dimrin, por sjell alergjitë

Grimcat e imëta, të cilat barten nga pemët, bari - poleni, janë faktorët më të shpeshtë të alergjisë së pranverës. Kur grimcat e polenit arrijnë në hundën e personit alergjik, sistemi imunitar i njeh si sulm në organizëm.

Ditët me diell dhe lulet shumëngjyrëshe lajmëruan ardhjen e pranverës. Një stinë e bukur por jo shumë e dëshiruar nga ata persona që vuajnë nga alergjitë. Pranvera përveç alergjive, sjell me vete edhe lodhje, mungesë përqendrimi, humor të keq etj.


Sipas studimeve, fëmijët që rriten nëpër qytete e ndërtesa të larta janë shumë më tepër të predispozuar të vuajnë nga alergjitë e shkaktuara nga ushqime të ndryshme se sa ata që jetojnë në fshat. Fakti që rriten në një zonë urbane dhe një ambient me popullsi të ngjeshur, i bën këta fëmijë dy herë më të rrezikuar se sa bashkëmoshatarët e tyre që rriten në zonat rurale.


Sipas ekspertëve, prirja drejt alergjive shkaktohet më së tepërmi nga ekspozimi ndaj ndotësve në një moshë të re. Nga ana tjetër, ata që jetojnë në fshat mund të fitojnë imunitet duke qenë të ekspozuar ndaj baktereve të përhapura në natyrë.


Alergjitë i shkaktojnë grimcat e imëta, të cilat barten nga pemët, bari - poleni, janë faktorët më të shpeshtë të alergjisë së pranverës. Kur grimcat e polenit arrijnë në hundën e personit alergjik, sistemi imunitar i njeh si sulm në organizëm. Për këtë krijohen antitrupat të cilat sulmojnë alergjenët, gjë që shpie në lirimin e histaminës në gjak, që është shkaktari i parë i reaksioneve alergjike siç janë: rrjedhja e hundës, kruajtja e syve dhe simptomat e tjera.


Si t’i parandaloni alergjitë?

Është shumë e vështirë t’i parandaloni alergjitë e pranverës, megjithatë, me disa këshilla mund t’i zvogëloni simptomat:


  • Qëndroni në shtëpi kur niveli i polenit në ajër është i lartë, gjatë orëve të paradites dhe mbyllni dyert dhe dritaret në mënyrë që të parandaloni grimcat e polenit të hyjnë në shtëpinë tuaj.
  • Kujdesuni rreth higjienës së shtëpisë.
  • Pas shëtitjes pranverore në natyrë, bëni dush.

1,752 Lexime
7 vjet më parë