Të lexuarit

Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...

"100 thëniet më të bukura që i kam ndeshur gjatë procesit të leximit i kam mbajtur shënim dhe i përdor në punën time si mësues i Gjuhës shqipe e letërsisë për të motivuar e nxitur nxënësit (por jo vetëm ata) që të lexojnë"- Luan Stafasani.

Nga Luan Stafasani 


Procesi i të lexuarit duhet ta shoqërojë njeriun gjatë gjithë jetës së tij. Rëndësia e të lexuarit është shprehur përmes thënieve të shkurtra e domethënëse nga mendje të ndritura të shoqërisë njerëzore. 


100 thëniet më të bukura që i kam ndeshur gjatë procesit të leximit i kam mbajtur shënim dhe i përdor në punën time si mësues i Gjuhës shqipe e letërsisë për të motivuar e nxitur nxënësit (por jo vetëm ata) që të lexojnë.


1- Ai që nuk lexon mbetet budalla. Edhe n.q.s është i shkathët fakti që nuk ushqehet me fjalë të shkruara e dënon atë me injorancë.

2- Kush lexon mendon, kush mendon arsyeton.

3- Sytë më të bukur janë sytë e atyre që lexojnë.

4- Leximi është udhëtimi më i mirë që mund të bësh pa lëvizur nga vendi.

5- Librat janë dritaret që hapen kur bota është e mbyllur.

6- Leximi është pasioni që të bën të kuptosh, të ndiesh, dhe të shijosh më shumë jetën.

7- Prej letërsisë ke gjithçka: edhe dëshirën për të jetuar.

8- Një libër është një mik që të jep mundësinë të eksplorosh botën i qetë dhe i sigurt.

9- Kur lexon një libër ti hyn në bisedë me autorin përmes faqeve.

10- Librat nuk janë vetëm fjalë; ato janë udhëheqës dhe miq të padukshëm.

11- Në botën e librave të gjitha ëndrrat janë të mundshme.

12- Një libër i mirë është një shok i mirë që nuk të tradhton kurrë e s'kërkon asgjë në këmbim.

13- Librat janë pasqyrë që reflektojnë shpirtin dhe syrin tënd.

14- Të lexuarit e librave të mirë është si një bisedë me mendjet më të holla të shekujve.

15- Ndër instrumentet e shumta të njeriut pa dyshim libri është më i mahnitshmi. Instrumentet e tjera janë thjesht zgjatim i trupit të tij. Mikroskopi dhe teleskopi janë zgjatim i shikimit; telefoni është zgjatim i zërit, parmenda dhe shpata zgjatime të krahut. Por libri është diçka tjetër: libri është zgjatim i kujtesës dhe i imagjinatës.

16- Me aktin e leximit secili përsërit veten nëpër shtigje të pafundme për t'u identifikuar me të gjithë botën.

17- Prindërit dhe shkolla që t'i edukojnë mirë fëmijët duhet t'i rrethojnë me libra.

18- Më i rrallë se libri i mirë është lexuesi i mirë.

19- Më thuaj çfarë lexon të them kush je.

20- Trupi nuk zhvillohet pa ushqim e as mendja pa lexim.

21- Dashuria për leximin do të thotë shndërrimin e monotonisë në dëfrim.

22- Libri është drita që udhëheq drejt qytetërimit.

23- Leximi është për trurin ashtu si gjimnastika për trupin.

24- Një mendje që nuk lexon dobësohet njësoj si një trup që nuk ushqehet.

25- Koha e lirë pa lexim është vdekja e varrosja e njeriut për së gjalli.

26- Nuk mund tu thuash fëmijëve të tu të lexojnë një libër nëse ti po sheh televizor. Duhet të shohin që po lexon.

27- Pa marrë dituri nga leximi i librave njeriu nuk quhet njeri.

28- Të lexuarit vë në lëvizje gjithçka brenda teje: fantazinë, emocionet, ndjenjat. Është hapje e shqisave ndaj botës, rizbulon shpirtin e gjërave. Të lexosh do të thotë të gjesh fjalët e duhura për të shprehur atë së cilës nuk arrije t'i jepje formë. T'i gjesh një zgjidhje asaj që mezi e përmblidhje.

29- Leximi përmirëson aftësinë për të përdorur gjuhën në mënyrë të saktë e produktive.

30- Leximi ndihmon në rritjen e zotësisë për të kuptuar ironinë dhe humorin.

31- Ndihmon në zgjatjen e kujtesës dhe të mbajturit mend.

32- Librat janë burim kënaqësie dhe frymëzimi në jetën e përditshme.

33- Leximi është një mënyrë e saktë për të kuptuar vlerat dhe besimet e ndryshme.

34- Ndihmon në zhvillimin e aftësive të hulumtimit e analizës së informacionit.

35- Përmirëson aftësinë për të vlerësuar dhe interpretuar tekstin.

36- Leximi ndihmon në rritjen e vetëbesimit e vetëvlerësimit.

37- Ndihmon në zhvillimin e empatisë, mirëkuptimit dhe ruajtjen e shëndetit mendor.

38- Leximi ofron një mënyrë ekselente për të kaluar kohën në mënyrë të arsyeshme.

39- Përmirëson aftësinë për të krahasuar informacionin dhe kompetencat gjuhësore.

40- Të jep aftësinë për të zgjidhur probleme komplekse e të vlerësosh gjithçka sheh e dëgjon.

41- Leximi të përditëson me zhvillimet aktuale rrit vetëdijen shoqërore e intelektuale.

42- Ndihmon në rritjen e kapaciteteve të vetëdisiplinimit.

43- Përhap njohuritë dhe ndihmon në rritjen e kulturës së përgjithshme.

44- Librat ofrojnë një rrugë të sigurt drejt zhvillimit personal e profesional,rrisin kreativitetin e imagjinatën.

45- Ndihmojnë në zhvillimin e aftësive kritike të menduarit dhe shprehive.

46- Libri ofron një mundësi të mirë për tu arratisur nga realiteti dhe zvogëlimin e stresit dhe tensionit.

47- Leximi është një ushtrim ndjeshmërie ,një ushtrim për të ecur me këpucët e dikujt tjetër për një kohë.

48- Lexo njëqind libra dhe fjalët tuaja do të rrjedhin lumë.

49- Leximi nuk është thjesht një pasion është mënyrë jetese.

50- Nuk është me rëndësi cilit zhanër i takon libri. I rëndësishëm është libri në vetvete ashtu siç është prozë, poezi, roman, shënime.

51- Nëse ke një kopsht dhe një bibliotekë ke gjithçka në jetë.

52- Të blerit e më shumë librave seç të duhen është arratisja e shpirtit drejt pafundësisë.

53- Leximi i vazhdueshëm është kërkesë minimale për sukses në çdo fushë.

54- Ajo që i duhet një populli janë më shumë libra e më shumë lexues.

55- Librat janë një mik i çmuar megjithatë është e vështirë t'ia shpjegosh një jo lexuesi.

56- Vetëm një libër mjafton për të ndryshuar botën.

57- Sapo të lexoni një klasik do filloni të doni aromën e librave.

58- Të lexuarit ndryshon monotoninë e jetës tuaj.

59- Femrat duhet të kenë në njërën dorë gjilpërën e në tjetrën librin.

60- Leximi për së dyti i librave të lexuar është tregues i sigurt i shkallës së kulturës.

61- Ekziston vetëm një zëvendësues i përfytyrimit- leximi.

62- Leximi dhe fuqia janë e njëjta gjë.

63- Leximit i paraprin gjithmonë hamendja.

64- Leximi i jep njeriut peshë, veprimi shkëlqim.

65- Ç'është leximi? Përvoja e hedhur në letër.

66- Nga urtësia e librave budallai bëhet dy herë më i trashë.

67- Kush lexon shumë dyshon shumë.

68- Detyra më e rëndësishme e qytetërimit është ta mësojë njeriun të lexojë.

69- Frymëzimi që përftohet nga leximi është në proporcion të drejtë me shkallën e paditurisë së lexuesit.

70- Librat duhet të jenë rezultat i shkencës dhe jo shkenca rezultat i librave.

71- Leximi i librave është i lidhur gjithmonë me fije të padukshme me trupin e popullit.

72- Leximi është dija e organizuar.

73- Misioni i vërtetë i leximit është të krijojë njeriun.

74- Atje ku mungon leximi mungon çdo gjë.

75- Njerëzit e lexuar janë fjalori më i mirë enciklopedik.

76- Njeriu i lexuar bën menjëherë një gjë që i palexuari do ta bënte me vonesë.

77- Njeriu i lexuar nuk habitet asnjëherë.

78- Njeriu i lexuar ndjen atë që të tjerët vetëm e dinë.

79- Për atë që lexon mjafton vetëm një fjalë për të plotësuar kuptimin e gjësë.

80- Ashtu si toka nuk mund të japë të mira pa e punuar edhe mendja mbetet shterpë pa lexuar.

81- Njerëzit që lexojnë janë parashikues të fortë.

82- Njeriu i lexuar burrërohet por nuk plaket.

83- Leximi - kripa e mendimit.

84- Kush lexon di shumë, kush vrojton di edhe më shumë.

85- Që të pëlqehesh është e domosdoshme të lexosh.

86- Çdo njeri që ndërpret të lexuarit është i vjetër, qoftë 15 apo 80 vjeç. Çdo njeri që nuk ndërpret të lexuarit qëndron i ri. Gjëja më e madhe në jetë është ta mbash mendjen të re.

87- Leximi të fisnikëron, të mundëson që ti të zësh një vend të vogël në këtë botë të madhe.

88- Libri është mësues pa shpërblim.

89- Librat janë avioni, treni dhe rruga. Ata janë destinacioni dhe udhëtimi. Janë shtëpia.

90- Leximi ka për qëllim të mbushë një mendje të zbrazur e ta bëjë atë të hapur.

91- Njerëzit që u mësojnë të tjerëve të lexojnë ose të krijojnë një bibliotekë do të kenë një vend në parajsë.

92- Leximi rrit aftësinë tonë për të kuptuar ndjenjat e të tjerëve përreth nesh, që është një aftësi themelore për të zhvilluar personalitetin tonë. Ndikon në fusha të ndryshme të ndërveprimeve tona shoqërore të tilla si miqësitë, marrëdhëniet familjare dhe mjedisi i punës.

93- Leximi e bën personin njohës, diskutimi elokuent dhe zakoni i shënimit e bën atë të rregullt.

94- Nëse ndalon së lexuari ke pushuar së menduari.

95- Leximi: dyqan i imagjinatës njerëzore.

96- Një libër i pambaruar është si një dashuri e papërfunduar.

97- Leximi ju ndihmon të përfitoni nga eksperiencat.

98- Leximi ju bën njerëz të respektuar.

99- Lexo për tu mos u dorëzuar para vështirësive.

100- Nëse do të jetosh një jetë të lumtur lidhe atë me leximin.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,207 Lexime
3 muaj më parë