Reflektim pas leximit të dy librave nga nxënësja Hana Tërshalla: Si trajtohet mosha e tretë nëpër institucionet shëndetësore?

Reflektim mbi trajtimin spitalor (edhe çmendinë) në librat “Arratisja e madhe” e Uf Stark dhe “Gjyshi im ishte një pemë qershie” e Angela Nanetti, nga nxënësja Hana Tërshalla.

Shkruan Hana Tërshalla 

Klasa e V-të

Shkolla “Kushtrimi i Lirisë”, Durrës 



Së pari, do të doja të sqarohesha se përgjigjen e hipotezës time, dua ta paraqis me anë të krahasimit. Dua te krahasoj dy personazhe në rolin e gjyshërve në dy libra te ndryshëm. Personazhi i parëështë në romanin e bukur për fëmijë “Gjyshi im ështënjë peme qershie”, ndërsa personazhi tjetër shkëputet nga “Arratisja e madhe”.


Narratori në romanin e parë është Tonino, i cili është nipi i gjyshit të parë. Ai (pra Tonino) e tregon historinë nga një pikë e së tashmes për të kaluarën duke u mbështetur tek një pemë qershie, e cila për të është pjesë e familjes, jetës dhe kujtimeve. 


Edhe në romanin e dytë, narratori është po një nip. Ai quhet Gottfied. Nuk e kuptoj përse gjyshin tij, autori e ka lënë pa emër, kështu qëunë do ta respektoj gjyshin e librit “Arratisja e Madhe” dhe nuk do ta përmend emrin e gjyshit tek libri “Gjyshi im ështënjë peme qershie”. Gjyshërit duhen dashur të gjithë njësoj, sepse secili, tek e fundit, ka sedrën e vet!


Të dy gjyshërit janë gjyshër, pra në moshën e tretë dhe si pasojë kanë nevojë për përkujdesje dhe vëmendje; ata kanë nevojë të dëgjohen. Të dy gjyshërit e romaneve i “ha” vetmia dhe të dy, pa dëshirën e tyre i çojnë për kurim. Gjyshin e Toninos e çojnë në çmendinë sepse nuk arrijnë ta kuptojnë se atij i mungon e shoqja dhe hapësira që i ka lënë ajo “e ha” përditë! Dhe e dërgojnë në një dhomë të bardhë gjithandej, vetëm, pa një shok dhome, madje as e lënë të dalë fare. 


Tek “Arratisja e madhe” gjyshi i Gottfriedit ka pësuar një aksident. Është rrezuar teksa po shkonte në tualet dhe ka dëmtuar rëndëkëmbën, kështu që, ai nuk mund tëlëvizë pa paterica. E kanë shtruar ne spital dhe për faktin se ai paskanjëzemër te zmadhuar dhe nga çasti nëçast ajo mund të pushojë se rrahuri. Dhe, kaq është dashur, ta çojnë në spital dhe ta lënë atje se për të, në shtëpi, nuk ka kush kujdeset...


Ndërsa gjyshin e Toninos e shtruan ne çmendinë, pasi menduan se ishte i çmendur. Ai humbi gruan e tij dhe nuk e përballonte dot këtë fakt. Infermieret, doktorët dhe i gjithë stafi i spitalit e quanin “te luajtur mendsh” ose “te rrjedhur” ose “te çmendur”. Më është dhimbsur fare gjyshi i Toninos që nuk kërkonte as vëmendje e as bëhej viktimë, vetëm vuante në mënyrën e tij!


Unë kam pyetur shpesh veten nëse sjellja e mamit të Toninos dhe babait të Gottfriedit ishin të duhurat? E kuptoj që ata duhet t’i drejtoheshin institucioneve përkatëse, por a nuk kishte zgjidhje tjetër? E kam ndjekur me shumë shqetësim arratisjen e Gottfriedit dhe të gjyshit të tij për në shtëpinë e tij në ishull, për herë të fundit. Ne çdo rresht kisha frikë mos ai rrezohej prapë, mos patericat i rrëshqisnin, mos i ndodhte ndonjë gjë e keqe rrugës e shoku im Gottfried nuk do ia falte kurrë vetes. Pse nuk arriti ta kuptonte babai i Gottfriedit që, ai, kishte nevojë të shkonte edhe njëherë në shtëpinë e tij si për t’i thënë lamtumirë? Pse janë kështu këta të rriturit xhanëm? 


Gjyshi i Godfridit e kishte zakon te shante dhe te thoshte fjale të pista ose le të themi pak pa karar. Unë kam frikë se ai këtë mënyrë jo të mirë komunikimi e kishte si një formë mbrojtjeje, se ai, nuk fliste kurrë kështu me nipin e tij. Mund ta shtynte ndonjëherë të ishte më i shkathet a më i gjallë, por nuk e shante kurrë. Ai i lutej Godfridit (pra nipit te tij) që t’i mësonte të fliste me edukatë para se te shkonte në parajsë (unë dua të besoj se të gjithë gjyshërit atje shkojnë!) dhe të takonte atje gruan e vet, pasi edhe ai e kishte humbur gruan e tij.


Po të me pyesni mua, familja e Godfridit duhet të gjente kohën dhe mundësinë për të shkuar dhe takuar gjyshin e Godfridit të paktën një herë në dy ditë, që në javë i bie të paktën 3 herë. Nuk mund ta linin në spital fillikat vetëm në një dhomë të bardhë, me çarçafë të bardhë, jastëkë të bardhë, dhe gjithçka tjetër të bardhë. Me shumë mundësi ata nuk do ta preferonin veten në të njëjtin vend, apo jo? Pse të mos e mbanin në shtëpi derisa të shërohej e ta kërkonim shërbimin mjekësor në familje? 


E njëjta situatë edhe me gjyshin e Toninos; i mbetur vetëm pas ikjes së gjyshe Teodolindës, ai ka mall dhe ndihet i vetmuar dhe veprimet e tij që mua më duken normale, ata i marrin për jo normale... Po ç’janë këta të rriturit xhanëm? 


Unë tani kam një pyetje: A trajtohet mirë mosha e tretë në spitale dhe nëçmendinë ? Mesa po më ndiqni, e kuptoni edhe ju, që përgjigja ime është jo. Dhe, mua, më vjen keq!


Shërbimi spitalor duhet të jetë i ndërgjegjshëm se mosha e tretë duhet trajtuar shumë mirë, sepse ata kanë kaluar gjithfarë gjërash të çuditshme dhe janë lodhur gjithë jetën e tyre. Kanë probleme shëndetësore nga më të ndryshmet dhe më e rëndësishmja, trajtimi që u bëhet moshave të treta sot, mund të jetë i tyre nesër.E dini ju se infermieret e spitalit, ku ishte shtruar gjyshi i Gotfriedit, u lehtësuan shume kur gjyshin e morën nga spitali vetëm përnjë “arratisje” te vockël? Kjo do te thotë se ata nuk e bëjnë punën me shumëdëshirë dhe dashuri siç duhet bërë . Secili nga pjesëtarët e stafit të spitalit duhet tëçohet me dëshirë nga gjumi dhe mos tëthotë:


- Obobo, kam turnin me fistekun sot! Obobo kush shkon në pune tani!


Jo, kjo është mënyra e gabuar për tënisur ditën, sidomos kur keni të bëni me persona te moshës së tretë. Nëse ti e nis një punë me mendimin që nuk do të të pëlqejë, është mëse normale që mos të të pëlqejë. Prandaj, çdogjë që ju do të bëni duhet ta nisni me një ndjenje pozitiviteti. Gjyshërit nuk kanë faj se ju shumë gjëra akoma nuk e kuptoni sesi duhen bërë, por edhe sikur t’i kuptoni, mungesat tuaja nuk mund t’ia nxirrni atyre! Një gjysh a një gjyshe e ka vendin në shtëpi ose atje ku doni ta çoni, shkoni dhe vizitojeni shpesh! Sa më shpesh...


Pra, përgjigja e pyetjes sime të fillimit gjendet duke lexuar libra me këtë tematikë të tillë Personat e moshës së tretë NUK trajtohen mirë nëpër spitale dhe në çmendinë, në vend që të trajtohet shkëlqyeshëm dhe kjo tematikë na edukon neve me dashuri për këdo që kemi pranë e sidomos për gjyshërit! Ata nuk janë kolltukët e shtëpisë që po nuk na pëlqyen ose i nxjerrim në ankand ose flakim, ata janë rrënjët tona e sa më të forta e me dinjitet rrënjët aq më bukura lulet dhe frytet. 


© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

143 Lexime
6 orë më parë