Veprimtari për 7 Marsin

“Shkollë me vizionet e së ardhmes” nga Andon Andoni

Veprimtaria madhështore në shkollën 9-vjeçare "Azem Hajdari" Paskuqan, me pjesëmarrjen e 430 nxënësve që përfaqësojnë shtatë kompetencat bazë të kurrikulës shkollore, ishte një event që do mbahet mend gjatë...

Shkollë me vizionet e së ardhmes ...

Sepse, me sa duket drejtuesi i saj, Besnik Daci, në krye të shkollës 9-vjeçare "Azem Hajdari", Paskuqan, Kamëz është një njeri i tillë; pak i "lodhur" siç thotë vetë, por me një largpamësi në botën e fëmijëve, dhe nxënësve për t'u adhuruar.  Fjalë pak, me një vështrim nën vetullat e trasha, me dy sy të vegjël që i lëvrijnë plot dritë, gazi. 


Ndoqëm një veprimtari në mjediset e shkollës të konceptuar, kaq masivisht, dhe me kaq elemente të një performance moderne saqë, me shkoi mendja se mund të xhelozonte madje edhe koncerte nga me të mëdhatë në kryeqytet.


Kjo veprimtari synonte plot ditë të mëdha te së ardhmes së shoqërisë sonë.


Ndoqëm talentet e matematikës, foli zëri i vogëlushes prezantuese të klasës së pestë. Dhe, jo se nuk gjenin nxënës tek të 9-tat për ta. “Kryer këtë punë”, - thotë Besniku, - “por...këta të se pestës duam të rrisim për të ardhmen”.


Kjo veprimtari madhështore, me pjesëmarrjen e 430 nxënësve që përfaqësojnë shtatë kompetencat bazë të kurrikulës shkollore, është një event që do mbahet mend gjatë, jo vetëm nga mësuesit e shkollës që kanë javë të tëra që me nxënësit e tyre motivojnë, drejtojnë dhe provojnë për të realizuar me të mirën e mundshme në ditën e sotme. Dhe formati i matematikës na mëson se përveç datës 7(Marsi), numri 7 qenka i lidhur dhe me plot dukuri të matematikës dhe shkencës. 


Nuk di të them se çfarë roli dhe peshë kishin në këtë veprimtari prej 2 orësh mësuesit e shkollës dhe disa syresh që udhëhoqën të shtata "kompetencat" e kurrikulës që nga ajo e komunikimi dhe deri tek ajo digjitale, por emra të tillë si Rahime Balla, Lindita Musta, Flamur Pjeternikaj, Marjeta Luzi, përkrah shumë të tjerëve  janë më të lavdëruarit e kësaj veprimtarie.

-E sa për nxënësit, ata janë të gjithë bijtë e mi, -Thotë Besniku,- ja ajo me flokët kaçurrela, tek po vallëzon mes shoqeve të klasës së 4-ër është bash mbesa ime, që më thërret gjysh në shtëpi, dhe drejtor Niku, këtu në shkollë. 


Ja dhe kompetenca qytetari-koncert fillon me këngën e Nenës. E konceptuar kaq bukur, dhe me plot emocion ajo është më shumë se përmbyllje e kësaj veprimtarie edukuese dhe që synon ardhmërinë.

Ajo me shumë se çdo gjë, i bën fëmijët e kësaj shkolle me të shoqërueshëm, me socialë me njëri -tjetrin, i hedh tutje zënkat dhe meritë e adoleshencës, dhe ata me siguri do t'i mbajnë gjatë në memorie sepse i organizojnë dhe i shpalosin përpara nesh me plot vitalitet dhe moshën e rinisë së Shqipërisë që duam të ndërtojmë në të ardhmen.



Nga Andon Andoni

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

463 Lexime
2 muaj më parë