Futboll

Shorti i ligave të Europës

Sot në mesditë në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për çerekfinalet e Champions League dhe Europa League. Shorti ishte i lirë dhe përcaktoj përballje që mund të quhen edhe finale të parakohshme.

Sot në mesditë në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve (Champions League) dhe Ligës së Europës (Europa League). Shorti ishte i lirë dhe përcaktoj përballje të bukura, aq sa mund të quhen edhe finale të parakohshme.  Kampionët në fuqi të Anlisë, Leicester arrin për herë të parë në historinë e saj një çerekfinale të një kompeticioni euopian dhe fati e donte që të përballet me një ndër skuadrat me të forta dhe më kompakte për momëntin, spanjollët e Atletiko Madridit. Ndërkohë që ekipi i Dortmundit u vendos përballë ekipit të principatës, Monako. 


Padyshim që përballjet më spektakolare të kësaj faze do jenë Bayern Munich – Real Madrid dhe Juventus – Barcelona. 


Real Madrid si kampionët në fuqi të këtij kompeticioni, njëkohësisht edhe kampionët e botës, me në krye trajnerin Zinedin Zidane do të përballen me ish-trajnerin dhe mësuesin, Karlo Ançeloti. Kjo ndeshje pritet të sjelli një spektakel të vërtetë në fushë, ku në përballjen e fundit midis këtyre ekipeve Real Madrid mundi ekipin bavarez në dy ndeshjet e atij sezoni dhe duke shkuar në finale dhe duke u shpallur kampion në vitin 2014. 


Gjithashtu edhe përballja tjetër midis Juventus dhe Barcelona është një ndeshje mjaft e bukur që pritet të japi po të njëjtin spektakël. Në përballjen e fundit midis këtyre dy ekipeve, Barcelona fitoj finalen duke mundur 3-1 ekipin italian në vitin 2015 dhe duke u kurorëzuar si kampionët e Europës në atë vit. 


Për t`u theksuar vlen fakti që futbolli spanjoll vijon të mbizotërojë në europë ku përfaqësohet nga tre ekipe. Në ndjekje të saj është futbolli gjerman me dy ekipe dhe më pas Anglia, Itali dhe Franca që përfaqësohen nga një ekip.


Përballjet në këtë fazë priten të luhen në datat 11 dhe 12 prill. Sfidat e kthimit janë planifikuar për në datat 18 dhe 19 prill. Shorti i plotë i Kupës së Kampionëve:


  • Atletico Madrid – Leicester
  • Borusia Dortmund – Monaco
  • Bayern Munich – Real Madrid
  • Juventus – Barcelona

Ndërkohë pas shortit të Champins League u hodh edhe shorti për Europa League ku theksohen edhe përballjet e forta që u vendosen nga goglat. Belgët e Anderleht do të kenë një sfidë mjaft të vështirë ndaj “Djajve të kuq” të Manchester United. Sfidë për të mos u humbur është edhe Ajax – Shalke dhe Lyon – Beshiktash. Shorti i plotë i Europa League:

  • Anderlecht – Manchester United
  • Celta Vigo – Genk
  • Ajax – Schalke
  • Lyon - Beshiktash

(Arnold Përlala, Portali Shkollor)

1,555 Lexime
7 vjet më parë