Ide

Shpjegimi se si të krijoni një aeroplan me materiale të ricikluara për fëmijët tuaj, në kushtet e shtëpisë

Materiali më poshtë ju ofron informacion se si të krijoni vet në shtëpi bashkë me fëmijët tuaj një aeroplan me materiale të gjindshme kollaj dhe për më tepër të riciklueshme. Nga ideja, te materialet që do të përdorni dhe te fotot shpjeguese.

Që fëmijët të mësojnë shpesh herë duhen përfshirë lojëra. Përdorimi i produkteve dhe objekteve që ndodhen në shtëpitë tona, të tilla si shishe, tapa bidoni, kuti detergjentesh etj., mund të kthehen në “thesar”.


E mira është të përfshihen dhe fëmijët në mbledhjen e renditjen e tyre, sepse këto detyra të vogla do të fuqizojnë fëmijën duke e bërë pjesë aktive bashkë me prindin në reciklim. Në këtë mënyrë zhvillohet tek ata ndjenja e kursimit, e punës dhe e imagjinatës. Në ditët e sotme interneti është plot me shembuj frymëzimi për t’i shndërruar këto materiale në lojëra.


Konkretisht materialet që na nevojiten për të realizuar një aeroplan janë:

  • 1 shishe
  • 2 letra formati të bardha A4
  • 2 kartona te kuq apo çfarëdolloj ngjyre tjetër
  • Vizore
  • Laps
  • Gërshërë
  • Ngjitës
  • Thikëprerëse 


PËRGATITJA


Lyejmë bidonin me ngjitës dhe më pas fillojmë ta mbështjellim me letrën e bardhë.

Ndërkohë fillojmë të presim pjesët sipas fotos.

Pasi i kemi prerë të gjitha këto fillojmë me ngjitjen e tyre në saj të fotos së aeroplanit.


 Dhe ja tek kemi një aeroplan të recikluar në kushtet e shtëpisë, për të argëtuar fëmijët tuaj!


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,886 Lexime
2 vjet më parë