Raporti

Shqipëria e kërcënuar nga hakerat

Raporti i fundit mujor i kompanisë Check Point Software Technologies tregon se vendet më të rrezikuara në Europë nga sulmet kibernetike janë Maqedonia, Gjeorgjia dhe Shqipëria.

Raporti i fundit mujor i kompanisë Check Point Software Technologies tregon se vendet më të rrezikuara në Europë nga sulmet kibernetike janë Maqedonia, Gjeorgjia dhe Shqipëria.


Në listë pas tyre vijnë Rusia, Rumania dhe Polonia, ndërsa më e ulet, rrezikshmëria e goditjeve të tilla llogaritet të jetë në Island e Luksemburg. Sipas  Check Point, deri ne 25% e rrjeteve të koorporatave në mbarë globin janë infektuar nga dy grupe virusesh - Fireball dhe WannaCry, të konsideruar si dy prej aplikacioneve të dëmshme më të përhapura nëpër botë. Ndërkohë, lëshimi i virusit Petya të martën kishte sipas Europolit, ngjashmëri me hakerimin e mëparshëm “WannaCry”, por me “aftësi më të sofistikuara goditëse që synojnë shfrytëzimin e një vargu dobësish”


Sulmi i muajit maj bëri që spitalet britanike të devijonin ambulancat dhe të anullonin operacionet. Ekspertët arritën më në fund ta gjenin një mënyrë për të zhbllokuar situatën, por  ndërkohe rreth 300 persona e paguan shumën e kërkuar për lirimin e sistemeve të tyre kompjuterike. 


Episodi i së martës shkaktoi probleme në 64 vende, përfshirë kompaninë farmaceutike amerikane Merck, gjigandin rus të naftës Rosneft, kompaninë britanike të reklamave WPP dhe grupimin industrial francez Saint-Gobain. 


Prej tij edhe porti më i madh i Indisë për kontenierët ndërpreu punën duke i shkaktuar probleme vendeve dhe bizneseve të prekura. I ashtuquajturi “virus pengmarrës” bllokon sistemet kompjuterike derisa sa viktimat të paguajnë një shumë të caktuar parash.

2,666 Lexime
6 vjet më parë