Si të mësojmë më lehtë numrat në gjuhën angleze
Mësuesi i anglishtes Bujar Klaiqi ndan me kolegët e tij një mënyrë praktike për t’u mësuar më lehtë nxënësve numrat në gjuhën e huaj, anglisht. Praktikojeni edhe ju në orën tuaj të mësimit.
Mësimi i numrave anglisht për fëmijë në vend të poezisë së zakonshme "one-two-three".
Udhëzoni nxënësit që të presin 20 copë letra (ose 10, varësisht deri në cilin numër dëshironi t’i ushtroni) me madhësi të barabartë dhe në njërën anë të tyre t’i shkruajnë numrat deri 20.
I përzieni ato dhe udhëzoni nxënësit t’i thonë ato sipas numrit që ju del me radhë. Mund t'i radhitni edhe në varg, të përziera sigurisht (randomly), dhe të provojnë nxënësit që shpejt dhe pa gabime t’i thonë ata.
E përshtatshme për grupe të vogla të nxënësish ose zgjedhin një kryesues grupi, nëse keni shumë nxënës, që ta vëzhgoj se si po i shqiptojnë nxënësit fjalët.
Mund të përdoret edhe në matematikë, nëse fusni edhe shenjat matematikore dhe të ushtroni mbledhjen, zbritjen e shumëzimin.
Besoj që e bën mësimin pak më argëtues për nxënësish. (Let's make teaching fun again and teach them numbers and not the song of numbers.)
(Bujar Klaiqi, mësues i lëndës anglisht)
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje
“Glob dëbore”si ai i Izadora Mun
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni mësimdhënësve tuaj për festën e Vitit të Ri