Prindër-Nxënës-Mësues

Takim me prindër në Shkollën Profesionale në Kamëz

Shkolla Profesionale në Kamëz zhvilloi sot takimin e parë me prindërit e nxënësve. Diskutimet ishin planifikuar për t'u zhvilluar në dy seanca, fillimisht prindërit u takuan me mësuesit kujdestar në klasa pastaj të gjithë së bashku...

Kjo është java e fundit e shtatorit dhe shkollat kanë zhvilluar takimet e para me prindër për të diskutuar për sfidat e këtij viti shkollor.

Shkolla Profesionale në Kamëz zhvilloi sot takimin e parë me prindërit e nxënësve. Diskutimet ishin planifikuar për t'u zhvilluar në dy seanca, fillimisht prindërit u takuan me mësuesit kujdestar në klasa pastaj të gjithë së bashku me stafin në hollin e shkollës.

Gjatë kësaj seance drejtoria e shkollës sqaroi prindërit për disa çështje të lidhura me zhvillimin e praktikave pranë bizneseve dhe në ambientet e shkollës. Për mbarvajtjen e vitit shkollor më së shumti u theksua rregullorja e brendshme e shkollës dhe domosdoshmëria e zbatimit të saj. Në takim u shtruan pyetje dhe diskutime nga prindër pjesmarrës në mbledhje.

4,103 Lexime
7 vjet më parë