Studimi i OBSH

Të rinjtë shqiptarë rekord në përdorimin e mediave sociale

Studimi më i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetit ka treguar se të rinjtë shqiptar janë ndër përdoruesit më të mëdhenj të mediave sociale.

Adoleshentët shqiptar (meshkuj dhe femra) renditen të parët, duke lënë pas të gjitha shtetet e rajonit, por edhe të rinjtë në shtetet në Europë në Rusi, Ukrahinë, Poland, Estoni, Danimarkë, Gjermani dhe Itali.

Studimi më i funditi Organizatës Botërore të Shëndetit ka treguar se të rinjtë shqiptar janë ndër përdoruesit më të mëdhenj të mediave sociale.

Sipas grafikut, 15-vjeçarët shqiptar (meshkuj dhe femra) renditen të parët, duke lënë pas të gjitha shtetet e rajonit, por edhe të rinjtë në shtetet në Europë në Rusi,Ukrahinë, Poland, Estoni, Danimarkë, Gjermani dhe Itali.

Grupmosha e marrë në konsideratë është ajo e 11-15 vjeç për këtë studim. Sipas grafikut, 25 % e adoleshentëve djem përdorin mediat sociale për të komunikuar me miqtë e tyre, kundrejt një diference të ndjeshme prej 20 % të vajzave.

Ndërsa e njëjta grupmoshë në Greqi e përdorin ato vetëm 5 % djem dhe vajza. Shteti që na ndjek me përdorshmërinë më të madhe është Maqedonia, me një diferencë prej 4 % për djemtë dhe po 4 % për vajzat e reja.

Nga ana tjetër, një gjetje e studimit të OBSH ishte fakti se djemtë i përdorin më tepër mediat sociale se sa vajzat (në përgjithësi), por hasim edhe një ndryshim në shtete si: Moldavi, Luksemburg, Hollandë dhe Islandë, në të cilat raportohet se vajzat i përdorin më tepër (më rreth 5 % përdorueshmëri më shumë).

2,082 Lexime
8 vjet më parë