diaspora

Trajnim falas për mësuesit e diasporës: “Shkrimi i saktë i gjuhës shqipe”

Durim Lika organizon një trajnim falas për mësuesit e diasporës me temë “Përgatitja e kompjuterit dhe shkrimi i saktë i gjuhës shqipe”. Trajnimi zhvillohet online më 30 gusht 2025, ora 15:00-17:00. Linkun e regjistrimit e gjeni më poshtë.

Durim Lika, specialist informatike me mbi 30 vite përvojë në Parma, Itali, ka njoftuar organizimin e një trajnimi falas për mësuesit e diasporës me temë: “Përgatitja e kompjuterit dhe shkrimi i saktë i gjuhës shqipe”.


Ky trajnim vjen si frymëzim nga pjesëmarrja e tij dhe pesë mësuesve të shkollës shqipe “Scanderbeg Parma” në Seminarin e XVIII të Mësuesve të Diasporës, zhvilluar në Shkodër.


Detajet e trajnimit

 Data: E shtunë, 30 gusht 2025

 Ora: 15:00 – 17:00

 Platforma: Google Meet

 Gjuha e trajnimit: shqip

 Trajnuesi: Durim Lika


Çfarë do të përfshihet në trajnim?


  •  Lidhja e kompjuterit me video-projektorin, tabelën multimediale apo televizorin
  •  Vendosja e tastierës në gjuhën shqipe dhe përdorimi i shkronjave ç Ç ë Ë
  •  Aktivizimi i korrigjuesit drejtshkrimor në Google Chrome
  •  Instalimi i LibreOffice në gjuhën shqipe
  •  Përdorimi i Translator dhe Inteligjencës Artificiale për përkthime
  •  Regjistrimi i nxënësve me Google Form
  •  Si dhe këshilla praktike për përdorimin e pajisjeve dhe programeve në klasë


Si të regjistroheni?


Regjistrimi bëhet vetëm për persona të identifikuar dhe me kamerën e ndezur gjatë gjithë trajnimit. Vend i kufizuar.

Plotësoni formularin këtu 



© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

219 Lexime
1 ditë më parë