Shtatzënat

Ushtrime fizike në shtatzëni

Natyrisht, ushtrimet fizike duhet të jenë jo të rënda dhe jo të stërzgjatura. Ushtrimet fizike për 30 deri në 45 minuta në ditë janë ideale për të gjitha gratë që janë në pritje të një fëmije.

Dobitë e ushtrimeve fizike gjatë shtatzënisë janë të shumta dhe çdo nënë e ardhshme duhet të përpiqet të gjej kohë për aktivitete fizike sepse ato sjellin dobi të shumta si për nënën ashtu edhe për foshnjën.


Natyrisht, ushtrimet fizike duhet të jenë jo të rënda dhe jo të stërzgjatura. Ushtrimet fizike për 30 deri në 45 minuta në ditë janë ideale.


Aktiviteti fizik sjell shumë dobi, si:

- Placentë më të madhe dhe rrjedhimisht më shumë vlera ushqyese për foshnjën.

- Zvogëlim të rrezikut të diabetit të shtatzënisë dhe lindjes Cezariane.

- Kapacitet të shtuar fizik gjatë lindjes së foshnjës.

- Kthim më të shpejt në peshën para shtatzënisë.

- Fëmijë me peshë normale për pesë vite pas lindjes.


Disa këshillë për siguri:

- Mos ushtroni me intensitet të lartë

- Mbani temperaturën e trupit nën 38 gradë posaçërisht në tremujorin e fundit. Mos ushtroni në vende shumë të nxehta apo me shumë lagështi.

- Pini ujë vazhdimisht.


Ushtrimet si: noti, ecje, ngjitje shkallësh, dhe biçikletë statike janë shumë të mira.


(Portali Shkollor)

2,774 Lexime
6 vjet më parë