![](https://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2016-03/10/356-0-c097f2b3588d8908908e43de959be799.jpg)
Vendoset pema e parë ekologjike në Shqipëri
Një bredh ekologjik i përbërë krejtësisht nga materiale të riciklueshme është vendosur në një nga sheshet në qendër të qytetit të Elbasanit me rastin e festave të fundvitit.
Një bredh ekologjik i përbërë krejtësisht nga materiale të riciklueshme është vendosur në një nga sheshet në qendër të qytetit të Elbasanit me rastin e festave të fundvitit. Ideja origjinale i përket grupimit “Nisma për Elbasanin”.
Pema është e përbërë nga materiale të riciklueshme si shishe plastike me ngjyrë të gjelbër dhe të kuqe, tapa, tela, drita, karton etj. Ajo është 6 m e lartë dhe e përbërë nga 2000 shishe plastike. Bredhi ka ngjallur interesin e mjaft vizitorëve që gjithashtu nuk mungojnë të bëjnë foto me rastin e festave të fundvitit.
Me këtë “krijimtari” ideatorët duan të përcjellin një mesazh shumë kuptimplotë atë që mbrojtja e mjedisit mbetet një obligim për gjithë qytetarët, veçanërisht për një qytet të ndotur në vite si Elbasani. Kjo është pema e parë ekologjike e vendosur me rastin e festave në Shqipëri.
(F. Salliu, Shekulli)
50 aforizma brilante nga Napoleon Bonaparti
Letra e Albert Kamysë për mësuesin e fillores
Kembrixhi dhe Maqedonia, një shekull larg!