ZBAVITJE NË PLAZH

Volejbolli, sporti që ju dhuron argëtim pafund në plazh

Volejbolli në plazh është një lojë shumë e bukur pasi luhet me grupe të vogla dhe rregullat e kësaj loje janë shumë të thjeshta. Përmes kësaj loje do të përfitoni argëtim pa fund.

Volejbolli në plazh luhet me dy skuadra. Filozofia e kësaj lojë është të kalosh topin nga ana tjetër e rrjetës dhe nëse topi bie në tokë atëherë skuadra jote arrin të fitojë pikë. Volejbolli në plazh është një lojë shumë e bukur pasi luhet me grupe të vogla dhe rregullat e kësaj loje janë shumë të thjeshta.


1. Formoni dy skuadra

Çdo skuadër duhet të ketë së paku dy persona. 


2. Duhet të gjeni fushën e duhur për të luajtur 

Përpiquni që terreni të jetë i mirë. Rëra kërkon më shumë energji. Fusha duhet të jetë e madhe mjaftueshëm, të cilën mund ta gjeni lehtësisht në plazh. 


3. Mos e lër topin të prekë tokën

Objektivi në këtë lojë është që topi të prekë anën e fushës së kundërshtarit, kjo do të jetë pak e vështirë pasi kundërshtarët do të përpiqen të ndalojnë topin të bjerë në tokë.


4. Goditeni topin vetëm tre herë

Në volejbollin që luhet në plazh çdo skuadër i lejohet që ta prekë topin vetëm 3 herë përndryshe shkakëtohet faull. Skema më e mirë është që të qetësosh topin kur vjen, ta shërbesh dhe në fund të sulmosh kundërshtarin.


5. Mos e prekni topin dy herë

Çdo lojatar nga të dyja skuadrat duhet ta prekë topin vetëm njëherë.


6. Nuk duhet ta peshoni topin që keni në zotërim

Kur ju vjen topi në dorë duhet ta godisni menjëherë.


Mjaftojnë këto rregulla të thjeshta për ta luajtur këtë lojë. Përmes kësaj loje do të përfitoni argëtim pa fund.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,371 Lexime
3 vjet më parë