Çfarë bëjmë ne?


Ne mbështesim për arsimim dhe dije.

Ne ju vëmë në dorë ju, mësuesve, nxënësve, prindërve dhe cilitdo që është i interesuar, e-librin, libra elektronikë, të cilat janë hartuar sipas programeve shkollore dhe përdoren masivisht në shkollat e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Këta libra shkarkohen në kompjuterët a pajisje të tjera elektronike si iPad a tabletë, por mrekullia e këtij portali është se libri është i pasuruar me material multimedial, që i jep jetë dhe e bën e-librin një mjet efikas për përvetësimin e dijeve.

Ne jemi gjithmonë të gatshëm për të zbuluar të rejat e fundit dhe për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies. Kjo është arsyeja që ne kemi krijuar një strategji të re të të mësuarit, bazuar në kërkimin, zbulimin, krijimin dhe zgjidhjet praktike, duke hapur botën përpara nxënësve tanë dhe duke zhvilluar vlera të reja të shoqërisë sonë.