UDHËZIM

Për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë

Për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë, viti shkollor 2018- 2019", shkronja "a" e pikës ndryshon. Provimi i gjuhës së huaj do të mbahet më 13 qershor 2019.

NJE NDRYSHIM NE UDHEZIMIN NR. 1, DATE 09.01.2019 "PER ZHVILLIMIN E PROVIMEVE KOMBETARE TE ARSIMIT BAZE, VITI SHKOLLOR 2018-2019"


Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të neneve 26 dhe 50, të Ligjit Nr. 69, datë 21.06.2012, "Për sistemin arsimor parauniversitar në Republiken e Shqipërisë", i ndryshuar, të vendimit nr. 1013, datë 10.12.2010 të Këshillit të Ministrave "Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Provimeve", të ndryshuar dhe vendimit nr. 98, datë 27.02.2019 të Këshillit të Ministrave" Për krijimin, mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP)",


UDHEZOJ:

1. Në Udhëzimin nr. I, datë 09.01.2019 "Për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë, viti shkollor 2018- 2019", shkronja "a" e pikës  ndryshon si më poshtë:

" a. Lënda gjuhë e huaj, me 13 qershor 2019."


2. Ngarkohen për zbatimin e këtij udhëzimi Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjith shme e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Qendra e Shërbimeve Arsimore, institucioni përgjegjës për sigurimin e cilësisë në arsimin parauniversitar, institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar dhe institucionet arsimore.

(Portali Shkollor)

2,677 Lexime
5 vjet më parë