Standardet Profesionale për Mësuesit në Shkollat me Status të Veçantë për degët Art Figurativ, Balet dhe Muzikë

Janë miratuar Standardet Profesionale për mësuesit e Art Figurativ, Baletit dhe Muzikës, sipas Urdhrit nr.17/16.01.2026. Standardet synojnë rritjen e cilësisë, unifikimin e praktikave dhe fuqizimin e rolit të mësuesit në zhvillimin kreativ dhe estetik të nxënësve.

ASCAP ka njoftuar se janë miratuar Standardet Profesionale për mësuesit në shkollat me status të veçantë për degët Art Figurativ, Balet dhe Muzikë.


Sipas Ministrisë së Arsimit këto standarde përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt rritjes së cilësisë në arsimin artistik, unifikimit të praktikave profesionale sipas kërkesave bashkëkohore dhe fuqizimit të rolit të mësuesit të arteve në zhvillimin kreativ dhe estetik të nxënësve.


Hartimi i standardeve është realizuar në bashkëpunim me ekspertë të fushës, duke reflektuar nevojat reale të praktikës mësimore dhe zhvillimet aktuale në edukimin artistik.


Qëllimi i tyre është të shërbejnë si një udhërrëfyes i qëndrueshëm për përmirësimin e vazhdueshëm profesional dhe për garantimin e një arsimi artistik cilësor për çdo nxënës.


Më poshtë gjeni materialin PDF të standardeve.


© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë

113 Lexime
1 ditë më parë