Udhëzues metodik për zbatimin e kurrikulës së re, klasat I-V
Udhëzuesi për zhvillimin e kurrikulës së re synon t’u vijë në ndihmë mësuesve të arsimit fillor, që po e zbatojnë këtë kurrikul. Ky udhëzues u shërben specialistëve të arsimit dhe drejtuesve për të monitoruar ose për të mbështetur mësimdhënien në këtë cikël shkollimi si edhe prindërve për qëllime informimi.
Qëllimi i udhëzuesit
Udhëzuesi për zhvillimin e kurrikulës së re synon t’u vijë në ndihmë mësuesve të arsimit fillor, që po e zbatojnë këtë kurrikul. Në këtë dokument, mësuesit gjejnë:
- udhëzime dhe sqarime për zbatimin e kurrikulës së re;
- modele të planifikimit vjetor, të një periudhe dhe të planifikimit ditor;
- udhëzime për vlerësimin e nxënësve;
- modele për kuptimin e temave ndërkurrikulare dhe të projekteve;
- udhëzime për krijimin dhe vlerësimin e portofolit të nxënësit etj.
Ky udhëzues u shërben specialistëve të arsimit dhe drejtuesve për të monitoruar ose për të mbështetur mësimdhënien në këtë cikël shkollimi si edhe prindërve për qëllime informimi.
Udhëzuesi i shërben:
- Mësuesve për planifikimin, realizimin dhe vlerësimin e veprimtarisë mësimore dhe të arritjeve të nxënësve në klasë dhe jashtë saj.
- Specialistëve të arsimit për të monitoruar dhe për të mbështetur shkollat.
- Prindërve për njohjen e rezultateve të pritshme të fëmijëve dhe të kritereve të vlerësimit në periudha të caktuara.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Standardet profesionale të formimit të mësuesit në arsimin e mesëm të ulët dhe të lartë
Për procedurat e ndjekjes së arsimit bazë për nxënësit që nuk kanë ndjekur të paktën dy klasa të arsimit bazë
Datat dhe organizimi i provimeve të maturës shtetërore 2017