Adoleshenti: Si të rifitoj besimin e prindërve?

Pyetja e adoleshentit: Kohët e fundit nuk më pëlqen t’u tregoj asgjë prindërve të mi. Si mund të arrij të flas sërish me ta?

Pyetja e adoleshentit: Kohët e fundit nuk më pëlqen t’u tregoj asgjë prindërve të mi. Si mund të arrij të flas sërish me ta?

Përgjigjja e specialistit:

Gjatë adoleshencës është normale që marrëdhëniet ndërmjet prindërve dhe fëmijëve ndryshojnë për motive të ndryshme. Prindërit,  të cilët deri në periudhën e fëmijërisë kanë qenë pika absolute të referimit, fillojnë të zëvendësohen nga miqtë që marrin rolin e të të besuarit; opinionet e tyre kanë rëndësi shumë të madhe për ty. Për më tepër, zhvillohet tek ti një mosbesim ndaj çdo gjëje që thonë prindërit, sepse ata konsiderohen si jashtë mode.

Nga ana tjetër, shumica e adoleshentëve mendon se prindërit nuk i marrin ata në konsideratë. Ajo që ndodh është thjesht një problem komunikimi: kur prindërit e tu kërkojnë të dinë diçka për ty, ti mbyllesh në vetvete. Ata shpresojnë që të jesh ti ai/ajo që  kërkon të hapesh me ta. Këtë tërheqje ti e interpreton si mosinteresim ndaj teje.

Të rifitosh besimin e humbur është shumë e thjeshtë: mjafton të hedhësh një hap për të dalë nga rrethi vicioz ku je futur.

(Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS)

2,444 Lexime
8 vjet më parë