Histori frymëzuese

Ai, shoku ynë i veçantë, kishte nevojë për dashuri dhe përkrahje nga të gjithë ne...

Danjela, një vajzë e klasës së katërt në shkollën 9- vjeçare Kuqan, ka përshkruar rrugëtimin e veçantë që ajo dhe bashkëmoshatarët e saj kanë bërë me shokun e tyre me aftësi të kufizuar, që nga kopshti deri sot. Letra është tejet emocionuese...

Detyrë

Letër drejtuar revistës për fëmijë/ Tema: Të gjithë jemi të barabartë pavarësisht se të ndryshëm nga ngjyra e lëkurës, aftësitë, prejardhja etj.



E dashur revista ime!

Ti tani je mikja ime më e mirë. Unë jam Danjela, një vajzë në klasën e katërt në shkollën 9- vjeçare Kuqan. Dua t’ju tregoj për një shokun tonë me aftësi ndryshe. A.M është një djalë i veçantë për ne. Ai është simpatik dhe i dashur me ne. Ka një zë të bukur dhe i pëlqen të këndojë dhe të vizatojë. Ne e kemi pasur shok që në kopsht. Më pas në klasën e parë, ishte periudha e pandemisë dhe ne e kishim shumë të vështirë këtë periudhë ishim ulur për herë të parë në bankat e shkollës dhe duhet të mbanim distancën por shoku ynë nuk e kuptonte që duhej të mbante distancën me ne.


Qante vazhdimisht ngrihej nga tavolina dhe ecte rreth e qark klasës. Mësuesja na kërkonte të mbanim vëmendjen te mësimi dhe detyrat që do të realizonim. Mësuesja mundohej ta qetësonte e ta përfshinte në orën e mësimit dhe na këshillonte gjithmonë që ta mbështesnim e ta mbanim pranë pasi ai kishte nevojë për dashuri dhe përkrahje nga të gjithë ne. Ditët kaluan dhe shoku ynë filloi të ndjehej mirë me ne, po vinte me dëshirë në klasë, i shkëlqejnë sytë nga gëzimi dhe na përshëndeste gjithmonë “Mirëmëngjesi” dhe “Mirupafshim” sa herë vinte dhe largohej nga klasa.


Tani jemi në klasën e katërt dhe shoku ynë është përmirësuar shumë, ai vjen me plot dëshirë në klasë dhe ndihet shumë mirë me ne. Ne kënaqemi kur ai lexon dhe shkruan emrat tanë.

Mësuesja e përfshinë vazhdimisht në lojërat dhe procesin mësimorë, i pëlqen shumë roli i liderit dhe del gjithmonë e lexon para klasës. Është shumë i talentuar në muzikë, mëson mjaft mirë gjuhët e huaja që dëgjon nga televizori dhe libri i historisë i pëlqen shumë. Ai është i lumtur me ne dhe ne jemi të lumtur për të, që të ndihet mirë dhe të gëzojë të gjithë të drejtat si çdo fëmijë në botë.


Ju përshëndet, Danjela!

Detyra origjinale e nxënëses Danjela...


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

649 Lexime
4 muaj më parë