Fjalimi motivues

Altea Lumani, nxënësja shqiptare fiton çmimin e parë në Florida për fjalimin më të bukur motivues

18-vjeçarja Altea Lumani nga Kolonja fitoi në Florida vendin e parë për fjalimin e mbajtur më bukur nga studentët. Fjalimi ishte motivues për jetën dhe përcillte një mesazh të fortë për studentët që do nisnin një kapitull të ri të jetës. Zgjodhi një shprehje shqiptare.

Altea Lumani, vajza nga Kolonja e cila prej disa vitesh jeton në Florida ka fituar vendin e parë mes 7 konkurrentëve të tjerë në shkollën ku ajo studion, si nxënësja me fjalimin e mbajtur më bukur.


Fjalim i 18-vjeçares ishte motivues për jetën dhe përcillte një mesazh të fortë për studentët që do nisnin një kapitull të ri të jetës.


Ka qenë gazetari Blendi Fevziu i cili ka ndarë videon me fjalimin motivues të 18-vjeçares shqiptare, ndërsa shkruan se deri në klasën e 6-të, Altea Lumani ishte nxënëse në shkollën “Naim Frashëri” në Tiranë dhe më pas u shpërngul në Florida me familjen.


Ndërkohë ditën e sotme në një emision televiziv ajo ka rrëfyer rreth këtyre emocioneve të marra së fundmi, teksa triumfoi midis 1000 studentëve në Amerikë. 


“Çmimi që fitova ishte një fjalim që u dha në ceremoninë e diplomimit si motivim për studentët që mbyllën kapitullin në jetë dhe duan me tepër motivim. Fjalimi ishte për të motivuar studentët. Unë po dridhesha e tëra por në fakt përqendrimin e  kisha vetëm të fjalimi. Zgjodha një shprehje shqiptare ‘Punën e sotme mos e lër për nesër’, dhe kur e përktheva në anglisht, të gjithë të duartrokitën. Ishte një sallë me 10 mijë veta që me ndiqnin dhe në fakt fjalimi im si emigrante nga Shqipëria, ishte inspirim për nxënësit e tjerë, sepse shkolla ime ka shumë të ardhur nga vendet e botës. Teksa mesazhi duhet të ishte motivues për të tjetër thashë pse mos të zgjedh të kuptojnë të tjerët se si është të vish nga Shqipëria këtu. Edhe vetë prindërve ua bëra surprizë, sepse ata nuk e dinin. Unë e kisha konsultuar fjalimin tim vetëm me mësuesin e historisë që më ka përkrahur gjithmonë. Isha përzgjedhur për audicion, nga një mijë nxënës, aty u zgjodhën nxënësit me mesataren me të mirë dhe nga ajo na iu dha shansi të shkruajmë fjalimet tona. Më pas juria e përbërë prej dy mijë mësuesish më përzgjodhi si fjalimi më i bukur”, tha Altea Lumani.


Mesazhi që e reja ka për bashkëmoshataret e saj është që të qëndrojnë pozitivë dhe të vendosur.


“Do u thosha që jeta është lloj pokeri, t’i i zgjedh vet letrat që do luash. Pse mos ta merrni me pozitivet çdo gjë? Të jeni të vendosur. I njëjti rezultat është në çdo emocion, thjesht nuk ka mllef në vete”, tha ajo. 


Altea Lumani është një ndër të rejat që ka arritur sukses jashtë trojeve shqiptare, ashtu si shumë të tjerë nderojnë kombin shqiptar.



Kaltra Tafani 

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

970 Lexime
1 muaj më parë