Perimet

“Antibiotikët” natyralë që shërojnë shumë sëmundje

Domatja, speci, qepa, hudhra dhe majdanozi janë pesë antibiotikë bimorë që nuk duhet t’i mungojnë tryezës suaj, pasi vlerat ushqyese që ato përmbajnë janë të jashtëzakonshme.

Domatja, speci, qepa, hudhra dhe majdanozi mund të konsiderohen edhe si antibiotikë bimorë, pasi janë tepër të rëndësishëm për jetën e njeriut dhe vlerat ushqyese që ato përmbajnë janë të jashtëzakonshme.

1- Domatja shquhet për vetitë e saj mbi lëkurën, zemrën dhe reumatizëm. Për vlerat e saj ushqyese gjen përdorim të gjerë. Është e pasur me vitamina C dhe A. Gjithashtu me kripëra minerale, acide organike etj. Ndër kripërat, vend të rëndësishëm zënë potasi, fosfori, kaliumi, hekuri, magnezi raporti i të cilave krijon një ekuilibër të përsosur të ushqimit.

2- Speci është i pasur me potas. Lëngu i tij përmban kripëra të hekurit, që pasurojnë hemoglobinën e gjakut. Speci përmban vitaminë C më shumë se gjitha perimet e tjera, madje më shumë se limoni e portokalli. Për të siguruar nevojat ditore për vitaminë C duhet konsumuar 50 gr speca të freskët.

3- Qepa është ilaç për plagët e vogla dhe nervat. Ka vlera të larta ushqyese e kurative. Është e pasur me kripëra minerale. Gjethet e njoma janë të pasura me proteina. Përmban edhe sheqer, vitamina A dhe C. Era karakteristike e qepës i detyrohet vajit eterik që ka përmbajtje squfuri. Qepa ndihmon shumë tretjen, pasi ndikon të lirohet acidi klorhidrik në stomak.

4- Hudhra e thatë përmban rreth 58% insulinë. Një kg hudhër jep 1300 kalori. Ajo është e pasur në kripëra të kalciumit, jodit e squfurit. Veprimi i fortë baktericid i detyrohet fitoncideve, të cilat vrasin bakteret e tuberkulozit, tifos, paratifos, dizenterisë, kolerës, gripit, sinusitit.

5- Majdanozi është nga ilaçet e mira për uljen e tensionit të gjakut, hap oreksin, është diuretik dhe antiseptik shumë i mirë i gjakut. Vepron në sëmundjet e mushkërive. Është e këshillueshme që fëmijët e vegjël të konsumojnë sa më shumë majdanoz gjatë ditës. 

2,167 Lexime
7 vjet më parë