Ato që nuk dini për “GOOGLE”!

“Google” është motori i kërkimit më i famshëm i internetit. Ai lindi më 27 shtator të vitit 1997, nga ideja e dy studentëve amerikanë të Standfordit, në Kaliforni: Larry Page dhe Sergey Brin.

“Google” është motori i kërkimit më i famshëm i internetit. Ai lindi më 27 shtator të vitit 1997, nga ideja e dy studentëve amerikanë të Standfordit, në Kaliforni: Larry Page dhe Sergey Brin. Emri “Google” është një lojë fjalësh, që vjen nga fjala “gogol”, një term matematikor, që tregon numrin 1, i ndjekur nga 100 zero pas. Për të gjithë të pasionuarit e internetit, por dhe të teknologjisë, ja disa kuriozitete shumë interesante për atë që në 18 vjet ka ndryshuar mënyrën e kërkimit në internet.

1. Kur u fut korrektori automatik i fjalëve (fraza: Mos kërkoje X informacion), sasia e informacioneve që kalon në këtë motor kërkimi u dyfishua, sepse kur fjala ose fjalia është shkruar gabim, “Google” të jep informacione për atë fjalë ose fjali të shkruar gabim, plus dhe informacionin për variantin e saktë të fjalës ose fjalisë.

2. Logoja e “Google”-it, që ndodhet në faqen kryesore të kërkimit, ndryshohet sa herë që ka ndonjë ngjarje të rëndësishme, festë apo jubile. Në këtë rast quhet “Doodle”. Disa “doodle” janë interaktive: pra, me ta mund të luash duke përdorur mausin. I pari “doodle” u realizua në vitin 1998, me rastin e Burning Man Festival në Nevada.

3. Çdo 1 prill “Google” shpik nga një “Doodle” të veçantë, për festën më gënjeshtare të të gjitha kohërave. Kështu, njëherë e ka transformuar logon në një hartë piratësh, ndërsa një vit tjetër ka vendosur logon e një prej kundërshtarëve të tij. Gënjeshtra e parë e realizuar nga “Google” u bë në vitin 2000.

4. Logoja e “Google”-s (ajo që e njohin të gjithë) u realizua nga një dizajner brazilian Ruth Kedar.

5. Në vitin 2006, në disa fjalorë anglezë u shtua dhe folja “to google”, për të treguar veprimin që bëhet në momentin që kërkon informacion në “Google”. Si thoni, sikur ta vendosim dhe ne në fjalor foljen “googëllon”? Unë googëlloj..., ti googëllon..., ai/ajo... Mos guxoni ta përdorni!!!

6. Punonjësit e rinj në “Google” quhet me dashamirësi “nooglerë”. Prej shumë kohësh kjo kompani konsiderohet si kompania më e mirë për të punuar, për mënyrën se si i trajton punonjësit e saj.

7. 99% e të parave të “Google” vijnë nga publiciteti. Dhe bëhet fjalë për shuma marramendëse, ku në vitin 2013 ka kaluar 44 miliardë euro. 

8. Në fillimet e saj, “Google” mund të analizonte rreth 50 faqe ueb në sekondë. Ndërsa tani...1 milionë të tilla!

4,282 Lexime
8 vjet më parë