Kamera

Casio sjell një kamera unike që fotografon 360 gradë

Çfarë e bën të veçantë atë është se njësitë e lenteve nuk duhet domosdoshmërisht të jenë të lidhura me trupin e pajisjes, ato mund të vendosen kudo dhe kontrollohen me Wi-Fi dhe Bluetooth.

Casio ka ndërtuar një kamera të re 360 gradë EX-FR200 me një dizajn unik i ndërtuar nga dy sensorë që kontrollojnë dy njësi lente të ndara nga njëra-tjetra. Kamera është rezistente ndaj ujit, temperaturave shumë të ulëta dhe goditjeve jo shumë të forta.

Trupi i kamerës ngjan pak me një smartphone me ekranin e saj të madh LCD. Çfarë e bën të veçantë atë është se njësitë e lenteve nuk duhet domosdoshmërisht të jenë të lidhura me trupin e pajisjes, ato mund të vendosen kudo dhe kontrollohen me Wi-Fi dhe Bluetooth.

EX-FR200 do të dalë në shitje në Japoni në mes të Shtatorit dhe kompania ka planifikuar të prodhojë 5000 njësi prodhimi në muaj.

1,755 Lexime
8 vjet më parë