Çfarë janë silantet dhe a mund të përdoren te fëmijët?
Silantet janë një material me bazë rezine me ngjyrë të çelët, që vendoset në sipërfaqen përtypëse të dhëmbëve për të parandaluar prishjen e tyre dhe krijimin e kariesit. Po te dhëmbët e fëmijëve a mund të të vendoset ky material? Për këtë lexoni këshillat e mëposhtme nga Dr.Eldona Sipri.
Silantet janë një material me bazë rezine me ngjyrë të çelët, që vendoset në sipërfaqen përtypëse të dhëmbëve (kryesisht paradhëmballëve dhe dhëmballëve ) për të parandaluar prishjen e tyre dhe krijimin e kariesit në fisurite.
Fisurat ose thellimet në sipërfaqen përtypëse të dhëmbëve posteriore janë një vend i përshtatshëm për grumbullimin e mbetjeve të ushqimeve dhe baktereve, të cilat çojnë në prishjen e dhëmbëve apo në sëmundjen që quhet karies.
Silantet krijojnë një mbrojtje të smaltit në këto zona.
Kush duhet t'i vendosë silantet?
Duke qenë se tek fëmijët dhe adoleshentët, niveli i kariesit është më i lartë dhe thellimet në sipërfaqen e dhëmbëve janë më të shprehura, menjëherë pas daljes së dhëmbëve të përhershëm te fëmijët nga 6-14 vjeç është e rëndësishme vendosja e silanteve.
Silantet mund të përdoren edhe tek dhembët e qumështit kur shikohet e nevojshme.
Nga Dr.Eldona Sipri
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Sherebela për shërimin e shumë sëmundjeve
Majlti i maresë, si prodhohet dhe cilat janë vetitë kurative
Biskota, ëmbëlsira më e dashur e Krishtlindjes