CUPCAKES plot dashuri

Përshëndetje, grupsa! Si jeni? Unë i jam futur punës, pasi më kanë porositur shumë, po shumë fare cupcakes për ditën e të dashuruarve. Çfarë janë “cupcakes”? Nuk e dini?

Përshëndetje, grupsa! Si jeni? Unë i jam futur punës, pasi më kanë porositur shumë, po shumë fare cupcakes për ditën e të dashuruarve. Çfarë janë “cupcakes”? Nuk e dini? Atëherë: cupcakes janë kekët e vegjël, të pjekura në letër, në madhësinë e një filxhani çaji. Janë quajtur kështu, pasi ata serviren si kekë individualë, pra më vete dhe jo duke prerë një copë nga një kek i madh. Është mënyra më e mirë, që secili të marrë kekun e tij me krem, karamele e çdo gjë tjetër sipas fantazisë. Unë sot kam përgatitur një recetë të thjeshtë dhe të shpejtë.

Le të përgatisim së bashku cupcakes, për t’i dhuruar në ditën e Shën Valentinit. Kësaj here, pa ndihmën e prindërve! J

Përbërësit:

500 g Nutella (çokokrem)

4 vezë të mëdha

19 lugë gjelle miell për çdo përdorim

Letra për të pjekur cupcakes.

Furra të jetë e nxehur pak më parë.

Karamele, shllak për dekorim.

Koha e pjekjes: 20 min në 180 gradë.

 Përgatitja:

1. Në një enë hedhim çokokremin dhe 4 vezë të mëdha

2. Fillojmë rrahjen me mikser

3. Shtojmë miellin lugë pas luge

4. Vazhdojmë rrahjen derisa të përftojmë një masë homogjene.

5. Tani hedhim një lugë gjelle brumë në çdo letër.

Ata janë gati për t’u pjekur për 20 minuta në furrë të nxehur më përpara në 180 gradë.

6. Fillojmë me dekorimin  me shllak dhe karamele.

8. Jemi gatiiiiii: Gëzuar Shën Valentinin!

PS: Ah, se harrova dhe një gjë të fundit, më dërgoni fotot e cupcakeve tuaj, në mënyrë që ne t’i publikojmë në numrin e radhës. 

1,892 Lexime
8 vjet më parë