Model

Diktim për klasat e gjashta në lëndën e gjuhës shqipe

Ky është një model diktimi i përgatitur nga mësuesja Dhurata Agalliu për klasat e gjashta në lëndën e gjuhës shqipe e që përfshinë drejtshkrimin e fjalëve që kanë zanoren “e” dhe “ë” në pozicione të ndryshme; drejtshkrimin e ndajfoljeve, lidhëzave dhe të parafjalëve.

Lënda: Gjuhë shqipe 6  

Tema: Diktim (Drejtshkrimi i *Fjalëve që kanë zanoren “e” dhe “ë” në pozicione të ndryshme; *Ndajfoljeve; *Lidhëzave; *Parafjalëve)


1. Zgjidh formën e saktë: (6 pikë)


zëmër – zemër vend - vënd

fle – flë gjëmb – gjemb

ndënja – ndenja kam qënë - kam qenë


2. Formo tri fjali me emrin shoqe, duke e vënë në trajtën e pashquar në rasat gjinore, dhanore dhe rrjedhore. (3 pikë)




3. Shkruaj me shkronja numërorët 1, 3, 10, 12, 20,200, 1000 dhe formo paralel tyre numërorët rreshtorë. ( 7 pikë )



4. Gjej ndajfoljen që nuk është pjesë e grupit.

lart, poshtë, afër, këtu, sot, majtas, atje (1 pikë)



5. Formo ndajfolje, duke përsëritur emrat.

grupe, dallgë, copë, fije, flokë (5 pikë)



6. Ndërto tri fjali ku të përdorësh lidhëza të parme, të përngjitura dhe shprehje lidhëzore. (3 pikë)



7. Gjej parafjalët dhe thuaj formimin e tyre:

Ata u nisën nga rruga e vjetër për t'i rënë rreth e rrotull qytetit nëpërmjet guidës orientuese.( 3 pikë )



8. Harto një tekst me pesë fjali duke përdorur këta terma: 

mësim, mësues, teknologji, sukses, mirëkuptim, përgjegjësi, mirënjohje. (5 pikë)



Kujdes: Do të ishte më korrekte të përdorni ndajfolje, lidhëza, parafjalë.


Tabela e vlerësimit

 Pikët dhe nota përkatëse:

0-8 9-12 13-16 17-21 22-26 27-30 30-33
4 5 6 7 8 9 10



SUKSESE!


Nga mësuesja Dhurata Agalliu


©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

7,794 Lexime
2 vjet më parë