Disa aktivitete që mësuesit mund të realizojnë me nxënësit në ditët e fundit të shkollës
Pasi jemi afër përfundimit të vitit shkollor, është rëndësishme që nxënësit të mbajnë kujtime nga mësuesit. Ndaj në vazhdim kemi përgatitur disa aktivitete me letra që mund të zhvillohen ditën e fundit të shkollës.
Bingo fundviti
Në këtë aktivitet janë të listuara disa pyetje ku secila nga to kërkon një përgjigje. Fëmijët do të gjejnë një shok/shoqe klase që përputhet me çdo përshkrim dhe do të shkruajnë emrin e tij/saj në kuti. Personi i parë që plotëson 5 përgjigje me radhë fiton.
Përmbledhja e vitit tim
Përmbledhja e Vitit tim është një lojë reflektimi që ndihmon nxënësit të mendohen mbi përvojat dhe arritjet e tyre gjatë vitit shkollor. Mësuesit mund të shkruajnë disa pyetje në letër dhe nxënësit të përgjigjen në to.
Disa nga pyetjet mund të jenë:
Cili ishte momenti yt më i lumtur gjatë këtij viti?
Cila ishte arritja jote më e madhe?
Cili ishte mësimi më i rëndësishëm që mësove?
Kush ishte miku yt më i mirë dhe pse?
Kjo lojë jo vetëm që u jep nxënësve mundësinë të shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre për vitin që po përfundon, por edhe i ndihmon ata të ndërgjegjësohen për rritjen e tyre personale dhe arritjet gjatë vitit shkollor.
Kujtimet e mia të klasës __
Kjo lojë është një mënyrë e shkëlqyer për të ndihmuar nxënësit të reflektojnë mbi përvojat e tyre gjatë vitit shkollor dhe për të ndarë momente të veçanta që kanë pasur.
Përgatitni një listë pyetjesh për shembull:
"Nuk do të harroj..."
"Momenti më i lumtur për mua ishte..."
"Diçka që më kujtoi vlerat e mia ishte..."
"Miku im më i mirë këtë vit ishte..."
Shtoni pika vazhdimi në fund të secilës pyetje për të inkurajuar nxënësit të shkruajnë përgjigje të gjata dhe të detajuara.
Këto fillime fjalish janë një mënyrë e shkëlqyer që studentët të kujtojnë momentet kryesore të vitit.
"Libri im mini-vjetor"
Ky aktivitet është një mënyrë e mahnitshme për të festuar fundin e vitit shkollor duke krijuar një kujtim të paharrueshëm. Për të luajtur, shpërndani një fletë të vogël të dizajnuar si një faqe e mini-vjetorit tek shtatë miqtë tuaj dhe ju lutni ata të vizatojnë dhe të shkruajnë diçka në të. Pas kësaj, mbledhni fletët e punës dhe bashkoni ato për të krijuar librin tuaj të vogël të vjetorit.
Loja "Dita e fundit të shkollës"
Kjo është një lojë mjaftë argëtuese për të festuar fundin e vitit shkollor. Çdo lojtar fillon një histori me një frazë fillestare, si "Ishte dita e fundit të shkollës", dhe pastaj kthen fletët për të vazhduar historitë e njëri-tjetrit duke përdorur fjalët që partneri tjetër ka zgjedhur. Kjo lojë sjell momente të paharrueshme dhe përjetohet me gëzim për të festuar fundin e vitit shkollor bashkë me miqtë.
"Intervista e përfundimit të vitit"
Kjo lojë ofron një mundësi të shkëlqyer për mësuesit për të marrë komente dhe feedback nga nxënësit e tyre për eksperiencën e tyre të mësimit. Kjo përfshin pyetje të ndryshme si: "Cila ka qenë pjesa më e mirë e këtij viti shkollor?" "Çka kishit ndryshuar?" dhe "Çka është diçka që keni mësuar në shkollë dhe do të ju hyjë në punë vitin e ardhshëm?"
Nxënësit japin përgjigje të sinqerta dhe të detajuara që ndihmojnë në përmirësimin e përvojës së mësimit dhe në përgatitjen për vitin e ardhshëm.
Burimi: Kliko këtu
Përgatiti: Arlinda Hajdaraj, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
"Kur mësuesit zihen ngushtë nga reagimet e papritura të nxënësve"
Rëndësia e librave në jetën tonë
Dita Botërore e Shëndetit Mendor: Shëndeti Mendor është një e Drejtë Universale e Njeriut