model

Ditar, "Burimet dhe përdorimi i tyre"

Materiali është përgatitur mësuesja Donika Lici. Tema e mësimit "Burimet dhe përdorimi i tyre", pjesë e programit mësimor të klasës së shtatë në lëndën e gjeografisë. Shikoni ditarin dhe mënyrën se si është ndërtuar.

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi

Lënda: Gjeografi

Shkalla: III

Klasa: VII

Mësuese: Donika Lici

Data:_____________________  

Tema mësimore: Burimet dhe përdorimi i tyre


Punë praktike 2.8 

Tema: Burimet në vendbanimin tim dhe përdorimi i tyre

Situatë e të nxënit: Ju pini çdo ditë në shtëpi apo lokale ujë të amballazhuar. Nga vijnë ato? Shembuj të tyre.(Qafshtama, Trebeshina, etj)


Rezultatet e të nxënit. Nxënësi/sja:

• Dallon  veçoritë e burimeve

• Vlerëson  përdorimin e burimeve

• Diskuton  për llojin dhe përdorimin e burimeve në zonën tonë.

• Hulumton  dhe grumbullon informacione mbi veçoritë e burimeve të vendit tonë;

• Përgatit   dhe prezanton fletëpalosje ose albume, që evidentojnë veçoritë e këtyre buri meve dhe rëndësinë e përdorimit të tyre.


Fjalë kyçe: burime të ftohta, burime të ngrohta

Burimet: Teksti mësimor, Hartë e botës, Atlas

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuhë dhe komunikim, shkenca të natyrës, etj.


Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria 1: - Kontrollohen detyrat e shtëpisë ku nxënësit paraqesin rëndësinë e Liqenit të Tiranës për të gjithë banorët.

Bëhet kontrolli frontal i nxënësve për njohuritë që kanë mbi liqenet, llojet e tyre, rëndësinë që kanë. punojmë në hartë për gjetjen e disa prej tyre.


Kalohet në temën e re të mësimit

PNP: Rrjeti i diskutimit / Tabela e koncepteve/ Punë me tekstin


Parashikim: Rrjeti i diskutimit

Përshkruajmë figurën e paraqitur në tekst. Bazuar në idenë që përcjell ajo dhe në informacionet që kemi, evidentojmë së bashku disa prej burimeve ujore që ndodhen në Shqipëri ose pranë vendbanimit tonë. A e dini se ç’lloj burimesh janë? Si janë formuar?


Ndërtim njohurish: Tabela e koncepteve

Ftohen nxënësit të lexojnë tekstin dhe të realizojmë së bashku një tabelë konceptesh në dërrasën e zezë.

Formohen përgjatë thyerjeve tektonike, çarjeve karstike, përgjatë luginave lumore.

Ujëra nëntokësore që dalin në mënyrë natyrale në sipërfaqe.

Ndryshojnë nga nj-tj nga temp. kripërat minerale, dhe gazet e tretura në to.

Mund të jenë të ftohta: temp. e tyre më e vogël se ajrit përreth.


BURIMET

Rëndësi të madhe: përdoret si ujë i pijshëm. Kripërat e tyre kurojnë disa sëmundje

Të ngrohta, termale: temp e tyre më e madhe se 200. Llixhat në Elbasan, Peshkopi, Përmet,etj. Të nxehta, gejzere: dalin me force pranë vendeve vullkanike në interval të caktuara kohore Një pjesë e ujërave amballazhohet e tregtohet. Shembuj.


PËRFORCIM: Punë me tekstin

Punojnë në klasë ushtrimet e rubrikës “Radha jote” fq. 73

Veprimtaria 2: - Përforcimit të njohurive i shërben dhe Puna praktike

Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë.

Mjetet e punës: Harta fiziko-gjeog. e Shqipërisë, laps/stilolaps, lapsa me ngjyra/lapustila, fletë formati A-4, fletëpalosje, foto, ujë të ambalazhuar.

Metodologjia që do të përdoret: Punë individuale dhe në grupe.


Hapat që do të ndiqen gjatë zhvillimit të orës së punës praktike:

•    Identifikoni burimet në hartën e Shqipërisë.

•    Me informacionet e nxjerra nga interneti identifikoni  veçoritë e këtyre burimeve.

•    Ku qëndron rëndësia e tyre?

• Përgatitni dhe prezantoni fletëpalosje ose albume, që evidentojnë veçoritë e këtyre burimeve, rëndësinë e përdorimit si edhe vlerat e tyre. 


Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për detyrat e shtëpisë, përgjigjet e pyetjeve gjatë kontrollit frontal, punën në hrtë,realizimin e Punës Praktike, bashkëpunimin, rezultatet, përfundimet duke i motivuar

Detyrë: Në një fletë formati përshkruani një ujë të amballazhuar që përdorni në famillje. Pse ju pëlqen ai? Çfarë vlerësoni tek ky ujë?

(Portali Shkollor)

4,488 Lexime
6 vjet më parë