Djaloshi merr me vete babanë e paralizuar në universitet!

Studenti pranohet në universitet, të gjithë ccuditen kur ai vendos që në konvikt të qëndrojë në një dhomë bashkë me babanë e tij.

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Kinë dhe ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në mbarë globin. Studenti pranohet në universitet, të gjithë ccuditen kur ai vendos që në konvikt të qëndrojë në një dhomë bashkë me babanë e tij.

Kur ishte fëmijë, Zhao Delong lëngonte nga sëmundja e polios. Prindërit e tij luftuan me mish e e shpirt për ta ndihmuar që ai të shërohej. Pasi i ishte nënshtruar një operimi, ai kishte arritur të ecte sërish dhe të ndiqte studimet ishte dëshira e tij e madhë, raporton “People’s Daily”.

Sa dukej sikur jeta e tij po merrte drejtimin e duhur ndodh një tjetër fatkeqësi në jetën etij. Sapo ai u pranua në universitet babai i tij u paralizua, ndërsa nëna e tij e dëshpëruar nga kjo situatë ra në depresion.

Për t’ia kthyer babait gjithë dashurinë dhe përkushtimin që ai i kishte falë, vendosi që ta merrte atë me vete në Universitet.

Tani, Zhao çdo ditë i ndihmon babain të lajë fytyrën, të pastrojë dhëmbët, madje ia krehë edhe flokët. Ai gatuan dhe ndihmon babain me ushtrimet fizike që duhet të bëjë.

Universiteti ndërkaq, i ka dhënë djaloshit dhe babait të tij një dhomë të veçantë në konvikt, për shkak të situatës në të cilën gjenden.

“Babai ishte kujdesur për mua. Tash, pasi që ai është i sëmurë, unë nuk mund ta lë atë”, ka thënë Zhao.

1,347 Lexime
7 vjet më parë