Doni kujtesë të mirë? Hani bollshëm
Sipas një studimi të Universitetit të Kalifornisë, yndyrnat ndikojnë drejtpërdrejtë në kujtesën tonë, duke e nxitur atë më shumë.
Sipas një studimi të Universitetit të Kalifornisë, yndyrnat ndikojnë drejtpërdrejtë në kujtesën tonë, duke e nxitur atë më shumë. Në fakt, është një molekulë e quajtur Oea e cila copëzohet dhe arrin të shkojë deri në zonën e kujtesës në tru,duke nxitur zgjimin e kësaj zone shumë të rëndësishme.
Gjithë sekreti qëndron në këtë molekulë, përgjegjëse për këtë proces të rëndësishëm. Një biftek i madh apo një tas akullore do ndikonte për të na zgjatur kujtesën, ndërsa pjata e bazuar thjesht në ushqime frutore nuk arrin ta kryejë një mision të tillë edhe pse ka efekte të tjera pozitive.
Studimi është publikuar në revistën shkencore “Proceedings of the National Academy of Sciences”.
Rëndësia e fluorit për dhëmbët dhe si mund të zëvendësohet mungesa e tij
Pritshmëritë reale dhe joreale, bëni dallimin për të qenë në paqe me veten
Kariesi te dhëmbët e fëmijëve: vendosja e silanteve e parandalon