Maqedoni

Eksperiment në lëndën e biologjisë, klasa e nëntë

Kjo orë model është përgatitur nga Renata Mersini, aktualisht mësuese në shkollën të “Woodrow Wilson School” në Tetovë. Kjo orë është realizuar në bazë të kurrikulave mësimore në Maqedoni.

Punë eksperimentale : “Vëzhgimi i qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut nën mikroskop”

Klasa: 9

Lënda: Biologji

Objektivat e orës mësimore :

  • Nxënësit do të mësojnë rrjedhën e procedurës për marrje të gjakut nga gishti.
  • Nxënësit do të shfrytëzojnë mostrën e marrë të gjakut për të vëzhguar nën mikroskop eritrocitet.
  • Nxënësit do të aftësohet  të bëjnë fiksimin e mostrës së marrë në alkool dhe ngjyrosjen e saj në metilen blu që të mund të vëzhgojnë leukocitet.

Aktivitetet e nxënësit :

Përsëritje e shkurtër për njohuritë mbi: Sistemin e qarkullimit të gjakut, gjakun, dhe  komponentët kryesorë të gjakut.

Aktivitetet e arsimtarit :

Demonstrim eksperimental dhe aftësimi nxënësve në vetrealizim të eksperimentit.

Materialet e nevojshme:

  • Lanceta sterile
  • Dezinfektues
  • Etil alkool
  • Qelq mikroskopi
  • Pjata të Petrit
  • Metilen Blu
  • Doreza mbrojtëse

Udhëzimet dhe rrjedhja e eksperimentit :

Marrja e gjakut nga gishti bëhet në gishtin e katërt të dorës së majtë.

Fillimisht me pambuk të lagur me mjet dezinfektues bëhet dezinfektimi i vendit nga i cili do të marrim gjak. Me lancetë sterile bëhet shpuarja e gishtit. Gjaku vendoset në skaj të qelqit të mikroskopit, më pas më një qelq mbulues tjetër shpërndajmë mostrën e gjakut. Preparati i përgatitur në këtë mënyrë lihet disa minuta derisa të thahet plotësisht.

Fiksimi në alkool -  Preparati i tharë zhytet në alkool ( Metanolose etanol ) ku lihet të qëndroj për 10 minuta.

Ngjyrosja e preparatit -  Pas fiksimit preparati nxirret nga alkooli dhe lihet deri sa të thahet. Më pas zhytet në Metilen Blu ku qëndron po ashtu 10 minuta.

Shpërlarja e preparatit -  Bëhet në ujë rrjedhës deri në largimin e plotë të Metilenit Blu. Thahet preparati dhe është i gatshëm për mikroskopim.

Rezultatet:

Mostra e fiksuar me alkool dhe e ngjyrosur me metilen blu mundëson vëzhgim më të mirë të qelizave të gjakut veçanërisht të leukociteve.

Ky material u përgatit nga Renata Mersini, e cila u lind në Gostivar në vitin 1993. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme e vazhdoi në Tetovë për të ndjekur më pas studimet në Universitetin Shtetërorë të Tetovës, drejtimi Biologji – Arsimore. Ambicia e madhe në arsimimin e brezave të rinj, bëri që ajo të bëhet pjesë e stafit profesional të “Woodrow Wilson School”, ku edhe vazhdon të jap kontributin e saj.


Shkarkoni materialin


(Xhemazije Rizvani, Portali Shkollor)

10,303 Lexime
7 vjet më parë