Sugjerime për kualifikimin

Fatmir Vejsiu: Ide mbi procesin e kualifikimit të mësuesve

“Në dokumentin më poshtë kam punuar një ushtrim me moton: ‘Si ta zgjidhim ushtrimin’, ashtu si do të bëja në një testim për licencim apo kualifikim. Mësuesi kandidat për këto provime duhet të provohet se si e orienton nxënësin për ta zgjidhur ushtrimin”- Fatmir Vejsiu.

Nga Fatmir Vejsiu 


Kam parë që në testet për licencim dhe kualifikim të mësuesve të matematikës japin ushtrime, si ato të universitetit, nga i cili kanë marrë diplomën dhe titullin “Mësues i matematikës” për shkollën e mesme apo si ato të programeve të ciklit ku ushtrojnë profesionin.


Ajo që dua të nënvizoj në këtë publikim është që në testet e trajnimit dhe licencimit, të mos ketë thjesht ushtrime e problema, të cilat kandidati për mësues apo mësuesi që do të kualifikohet, por duhet t’i zgjidhë. Ai/ajo duhet të provohet se si e orienton nxënësin për ta zgjidhur ushtrimin.


Nëse në këto testime, ka mësues apo kandidatë për mësues që nuk zgjidhin dot ushtrimet sipas programit të një cikli të caktuar, ai/ajo duhet të kaloj pas listës.


Dëgjova që në një takim për kualifikimin e mësuesve, u nënvizuan nivelet e vlerësimit nga SHKËLQYESHËM deri në DOBËT dhe më pas, vlerësimi DOBËT nuk i rrezikon mësuesit vendin e punës!! Më duket absurde kjo! 


Në dokumentin më poshtë kam punuar me një ushtrim me moton: “Si ta zgjidhim ushtrimin”, ashtu si do të bëja në një testim për licencim apo kualifikim.

Jam munduar të bëj diçka më ndryshe, pa pretenduar që do vlerësohesha me “shkëlqyeshëm”. 


Nëse mësuesve do i kërkohej të tregonin se si mund të zgjidhet një ushtrim, do kishim një vlerësim real për to dhe për më tepër do krijohej një fond jo vetëm për mësuesit, por edhe për nxënësit.

Me dashamirësi mirëpres sugjerime, madje edhe vërejtje, jo për të më shërbyer mua, por për ato që bëjnë politikat arsimore.



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,377 Lexime
2 muaj më parë