RAPORT

Formimi fillestar i mësuesve në institucionet e arsimit të lartë

Sot ekziston një konsensus i gjerë rreth faktit se kompleksiteti i arsimit është në rritje dhe bashkë me të edhe pritshmërinë ndaj mësuesve. Për këtë arsye, fokus i politikave arsimore është bërë cilësia e përgatitjes së mësuesve...

Sistemet arsimore sot janë nën presion të vazhdueshëm për t’u përshtatur me nevojat në ndryshim të shoqërisë dhe ekonomisë. Decentralizimi i sistemeve arsimore ka çuar në një rritje të numrit dhe shumëllojshmëri të partnerëve me role dhe përgjegjësi të reja. Palët e interesuara janë më shumë se kurrë të informuara në lidhje me edukimin dhe arritjet e nxënësve, ndërsa shkollat nxiten për të ofruar edukimin më të mirë të mundshëm dhe për të përmbushur nevojat e nxënësve.


Sot ekziston një konsensus i gjerë rreth faktit se kompleksiteti i arsimit është në rritje dhe bashkë me të edhe pritshmërinë ndaj mësuesve. Për këtë arsye, fokus i politikave arsimore është bërë cilësia e përgatitjes së mësuesve me qëllim përmbushjen e rolit të tyre.


Roli i institucionevetë arsimit të lartë në përgatitjen dhe zhvillimin profesional të mësuesve (atë fillestare dhe në vazhdim) është i rëndësishëm. Arsimi parauniversitar në Shqipëri po kalon një periudhë reformash në strukturë, në përmbajtjen dhe organizimin e kurrikulës dhe në zhvillimin profesional të mësuesve në shërbim. Në kushtet kur kurrikula e reformuar e arsimit parauniversitar vë kërkesa specifike përballë mësuesit, nevojitet sigurimi i vazhdimësisë mes fazave të zhvillimit profesional të mësimdhënësve dhe rishikimi i përmbajtjes dhe organizimit të kurrikulës së përgatitjes së mësuesve nga institucionet e arsimit të lartë për të formuar mësues që janë në gjendje të zbatojnë një kurrikul të re, e bazuar në kompetenca, që plotëson nevojat dhe interesat e nxënësit, që është fleksibël dhe që bazohet në burime të shumëllojshme të nxëni.


Duke u nisur nga argumenti që mësuesi është një faktor kyç për suksesin e reformave në arsimin parauniversitar, ky raport përqendrohet në përgatitjen fillestare të mësuesve dhe sigurimin e vazhdimësisë mes fazave të zhvillimin profesional të mësuesit.

3,670 Lexime
7 vjet më parë