Frymëzim

Fuqia e mësuesit

Haim Ginott një mësues e psikolog i shekullit të kaluar që vazhdon të ndikojë ende sot me mënyrat dhe teknikat e tij për njohjen dhe trajtimin e fëmijëve për tu bërë individ të lirë e persona social, ka shkruar rreshtat e mëposhtëm që janë të vlefshëm si për mësuesit dhe prindërit.

Haim Ginott një mësues e psikolog i shekullit të kaluar që vazhdon të ndikojë ende sot me mënyrat dhe teknikat e tij për njohjen dhe trajtimin e fëmijëve për tu bërë individ të lirë e persona social, ka shkruar rreshtat e mëposhtëm që janë të vlefshëm si për mësuesit dhe prindërit. Ai përshkruan fuqinë që ka një i rritur, prind apo mësues, për të ndihmuar ose jo një fëmijë apo nxënës. 


-“Unë kam arritur në përfundimin e frikshëm se unë jam element vendimtar. Është qasja ime personale që krijon klimën në klasë. Është gjendja ime emocionale e ditës që krijon klimën. Unë kam një fuqi të jashtëzakonshme për t’jua bërë jetën të mjerueshme ose të gëzueshme. Unë mund të jem një instrument torturash ose frymëzimi, mund të poshtëroj ose të bëj humor, të lëndoj ose të shëroj. Në të gjitha situatat është qëndrimi im që vendos nëse një krizë përshkallëzohet ose jo dhe një person behet i njerëzishëm ose jo”. 


Nëse i trajtojmë njerëzit ashtu siç janë, i përkeqësojmë. Nëse i trajtojmë njerëzit ashtu siç duhet te jenë, i ndihmojmë të bëhen ata që janë të aftë të bëhen. 


Përpiquni prindër e mësues që të kuptoni se sa shumë keni në dorë për t’i ndihmuar fëmijët apo nxënësit tuaj të bëhen dikush apo jo! 


Nga Lira Gjika


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,169 Lexime
5 muaj më parë