Studenti afrikano-amerikan

George McLaurin, i pari student me ngjyrë që u pranua në universitet

Ky është George McLaurin, afrikano-amerikani i parë që pranohet në Universitetin e Oklahoma si rezultat i një vendimi të Gjykatës Supreme të SHBA, pas kërkesës së tij, që i lejoi afrikano-amerikanët të pranohen në Universitet për studime pasuniversitare.

Ky është George McLaurin, afrikano-amerikani i parë që pranohet në Universitetin e Oklahoma në vitin 1948 si rezultat i një vendimi të Gjykatës Supreme të SHBA, pas kërkesës së tij, që i lejoi afrikano-amerikanët të pranohen në Universitet për studime pasuniversitare, por... duke qëndruar në distancë (të ndarë) nga të bardhët.


Ai deklaroi: "Disa kolegë më shikonin sikur të isha kafshë, askush nuk më fliste. Edhe për mësuesit e mi nuk ekzistoja, ata rrallë u përgjigjeshin pyetjeve të mia. Por unë lexova dhe u përkushtova aq shumë saqë më vonë kolegët e mi filluan të më kërkojnë t’ju shpjegoj mësimet ndërkohë dhe mësuesit filluan të më konsideronin të rëndësishëm. Kështu që unë ndalova së qeni i padukshëm". 

Por emri i tij (George McLaurin) vazhdon të mbetet në listën e nderit si një nga tre studentët më të shkëlqyer të kolegjit. Për nder të tij edhe sot e kësaj dite vazhdon të  mbahet Konferenca “The George McLaurin Male Leadership Conference”, e cila ka për qëllim kryesisht rekrutimin e studentëve dhe veçanërisht atyre që u përkasin pakicave!

"Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdorim për të ndryshuar botën"- Nelson Mandela, politikan, Çmimi Nobel për Paqen 1993

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,035 Lexime
2 vjet më parë