Letërsi 10

"Hamleti" i Shakespeare, model i analizës së veprës

Më poshtë ju mund të shikoni një model të analizës së veprës “Hamleti” të shkrimtarit William Shakespeare dhe mënyrën e ndërtimit të orës së mësimit të detajuar.

Subjekti i veprës


.... Klaudi ka vrarë në gjumë vëllanë e tij, mbretin Hamlet të Danimarkës dhe është martuar me gruan e tij, duke ia rrëmbyer fronin princit Hamlet. Ky i fundit ndërpret studimet dhe kthehet në shtëpi plot pikëllim dhe dyshime për vdekjen e të atit. Atij i është shfaqur si vegim fantazma e babait të vdekur, që i tregon të vërtetën për helmimin e tij. Hamleti zbulon anë të atilla të jetës, që deri më atëherë nuk i kishte menduar kurrë: xhaxhai vrasës i babait, nëna e paqëndrueshme, e cila hidhet në krahët e tij dhe degjenerimi i gjithë oborrit danez. Edhe e dashura e tij Ofelia ndonëse ka një dashuri të sinqertë dhe të pastër për të është moralisht e pafuqishme për ta ndihmuar, pasi beson gjithçka i thotë babai i saj intrigant.  Pas gjithë këtyre situatave, Hamleti arrin ta kuptojë vrasësin e vërtetë të të atit, por për ta vërtetuar të gjithë këtë dyshim vendos të shfaqë një dramë me subjekt të ngjashëm me rrëfimin e fantazmës. Pasi vërteton të gjthë të vërtetën e dhimbshme shtiret si i çmendur. Falë gjithë dinakërisë dhe intelektit, kurtheve dhe intrigave, tmerreve dhe tragjedive, tradhtive dhe pabesive, Hamleti arrin ta vrasë Klaudin dhe më pas vret edhe veten....


(Aleksandra Janaqi, Portali Shkollor)

20,802 Lexime
7 vjet më parë