Jetesë e shëndetshme

Ja çfarë ju nevojitet për një mendje dhe trup të shëndoshë

Pjesa më e vështirë për krijimin e një stil jetese të shëndetshme është pikërisht fillimi. Mbase mund t'ju duket e papërballueshme, por kjo nuk do të thotë se është e pamundur. Ndaj filloni, tani me vetëm disa këshilla.

Ushqehuni shëndetshëm

Ushqimi i shëndetshëm është një nga faktorët kryesor për jetë të gjatë. Shëndeti në masë të madhe varet nga mënyra e të ushqyerit. Ushqimi mund ta forcoj shëndetin, ose e kundërta, ta dëmtojë shëndetin tuaj. Ndaj zgjedhja e duhur duhet të jetë e shëndetshme dhe ushqim i shumëllojshëm.


Jini aktiv me aktivitete sportive

Personat, të cilët janë më aktivë në jetën e përditshme janë më pak të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme. Aktiviteti fizik është domosdoshmëri dhe nëse kryhet në mënyrë të rregullt kthehet në mjet të rëndësishëm për përmirësimin e shëndetit në përgjithësi, fizik dhe mendor, si dhe zvogëlon shumë rrezikun për sëmundjet kronike të njerëzve. Ndaj e rëndësishme është të merreni me aktivitet sportiv sadopak qoftë.


Pini shumë ujë

Çdo ditë ju humbni ujë përmes frymëmarrjes, djersës etj. Që trupi juaj të funksionojë si duhet, ju duhet të plotësoni furnizimin e tij me ujë duke pirë sa më shumë dhe duke ngrënë ushqime hidratuese. Gjatë ditës duhet të paktën të konsumoni tetë gota ujë, çaj bimor (i shkëlqyeshëm në kohën e dimrit) ose pije pa kafeinë në ditë.


Flini gjumë mjaftueshëm

Sasia e gjumit që ju nevojitet varet nga faktorë të ndryshëm, nga aktiviteti fizik, mosha juaj etj. Të rriturit duhet të përpiqen të flenë 7-9 orë gjumë çdo natë për t'u ndjerë mirë, por shumë prej jush vazhdimisht nuk ja arrijnë qëllimit. Nëse nuk flini gjumë mjaftueshëm, kjo mund të sjellë efekte anësore tek ju si: mund të uli funksionin imunitar dhe ju vë në rrezik më të madh për probleme shëndetësore, duke përfshirë shtimin në peshë ose mbipesha, presionin e lartë të gjakut, depresionin dhe diabetin .


Mos konsumoni pije me përqindje të lartë sheqeri

Një kanaçe sode ose një shishe çaji të ftohtë mund të ketë rreth 30-40 gram sheqer (kjo është 10 lugë çaji sheqer për një pije të vogël). Imagjinoni se sa shtohet kjo nëse jeni duke pirë më shumë se një pije të ëmbël në ditë. Zëvendësoni ato pije me "dietë" duke konsumuar pije pa sheqer ose ujë natyral.


Jini të vëmendshëm

Të jesh i ndërgjegjshëm do të thotë të përqendrosh vëmendjen tënde ("ndërgjegjësimin"), në atë që po ndodh në momentin e tanishëm, në vend se të përpiqesh për të ndrequr të kaluarën ose të shqetësohesh për të ardhmen. Praktikoni meditimin, do t'ju ndihmojë në uljen e ankthit dhe në shtimin e peshës, në përmirësimin e gjumit dhe performancës mendore.


Shëtisni

Gjatë shëtitjes do të merrni ajër të pastër dhe një dozë të shëndetshme të vitaminës D duke kaluar kohë jashtë çdo ditë, përfshirë këtu edhe në diell. Drita e diellit është mënyra më e mirë për të marrë vitaminën D për të cilën keni shumë nevojë (lëkura juaj në të vërtetë prodhon vitaminë D kur ekspozohet ndaj rrezeve të diellit për rreth 15-20 minuta). Koha e kaluar në natyrë, së bashku me marrjen e mjaftueshme të dritës së diellit, ndihmojnë në parandalimin e diabetit, çrregullimeve auto-imune, sklerozës multiple dhe sëmundjeve të zemrës. Një përqindje e lartë e të rriturve kanë mungesë të vitaminës D.


Menaxhoni stresin tuaj

Besoni apo jo, midis 80-90% e vizitave të mjekut janë të lidhura direkt ose indirekt me stresin. Stresi është më shumë sesa thjesht një ndjenjë në kokën tuaj, ai ndikon në të gjithë trupin tuaj, duke përfshirë uljen e funksionit imunitar, ndërprerjen e gjumit, shkaktimin e tensionit të muskujve dhe komplikimin e tretjes për të përmendur disa. Hulumtimet sugjerojnë që individët më pak të stresuar kanë tendencë të jetojnë jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme. Gjeni lehtësime në mënyrë që të reduktoni stresit , duke bërë joga, stërvitje, meditoni, dilni në natyrë.


Përgatiti: Marina Kërçeli

Burimi:https://www.luckytolivehererealty.com/blog/10-tips-for-getting-healthy-from-sound-body-mind

Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

3,159 Lexime
3 vjet më parë