Shëndeti

Ja cilat janë pasojat nëse nuk flini mjaftueshëm gjumë

Pasoja të tjera të shkaktuara prej gjumit të pamjaftueshëm tek adoleshentët janë: mbipesha, (obeziteti), diabeti i tipi 2, si dhe prirje për sjellje impulsive

Pyetja e adoleshentit: Sa orë gjumë duhet të bëj, që “të funksionoj me rendiment të plotë”?

Përgjigjen specialistët:

Kërkimet e fundit të bëra për këtë problem kanë treguar qartë se gjatë pubertetit dhe adoleshencës nevojiten 8-9 orë gjumë.

Kjo sasi gjumi siguron jo vetëm çlodhjen e duhur, por edhe funksionimin e mirë të trurit tënd. Është vënë re një lidhje e ngushtë midis regjimit të papërshtatshëm të gjumit dhe reagimeve nervore. Dihet që ndryshimi i regjimit të gjumit ndikon tehipokampusi, (zona e trurit që lidhet me kujtimet) dhe rrit nivelet ekortikosteronit (hormoni steroid), i njohur si hormoni i stresit. Ky hormon shkakton një humbje të përkohshme të kujtesës dhe një bllokim të rifitimit të informacionit deri në një orë pas momentit të tensionit. Kjo është njëra nga arsyet pse të rinjtë që nuk flenë mjaftueshëm “bllokohen” gjatë provimit.

Ja dhe një arsye tjetër për të shkuar në shtrat: nga një kërkim i fundit i kryer nga ekspertët e Universitetit të Kolumbisë (SHBA) është provuar se adoleshentët që flenë orë të mjaftueshme kanë rreth 25% më pak mundësi të bien në depresion dhe 20% më pak mundësi të kenë mendime vetëvrasëse.

Pasoja të tjera të shkaktuara prej gjumit të pamjaftueshëm tek adoleshentët janë: mbipesha, (obeziteti), diabeti i tipi 2, si dhe prirje për sjellje impulsive.

Është mirë ...

Duhet të vendosësh disa rregulla të përshtatshme për të fjetur, si p.sh.:

  • Vendos të shtrihesh dhe të ngrihesh gjithmonë në të njëjtin orar;
  • Mos konsumo pije me kafeinë (si kafeja), as mos bëj ushtrime fizike para se të flesh;
  • Sigurohu që dhoma të jetë e ajrosur mirë dhe fli në një krevat të rehatshëm për trupin tënd.

(Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS)

2,584 Lexime
6 vjet më parë