Familja

... ka diçka unikale në marrëdhënien baba-vajzë...

Studimet kanë treguar që femrat me baballarë ekstremisht të përfshirë janë më të sigurta dhe më të suksesshme në shkollë dhe biznes

Është vërtetë shumë e vështirë të përshkruhet lidhja e mahnitshme midis baballarëve dhe vajzave të tyre.

Të jesh baba është një punë e mahnitshme, pak rëndësi ka gjinia e të voglit që po rrisim. Por ka diçka unikale në lidhjen baba-vajzë.

Shumë baballarë e dinë çdo të thotë të luftosh me flokë gërshet, por gjithashtu e dinë që koha e përkushtimit të siguron një vlerë të madhe tek vajzat tona. Në fakt, studimet kanë treguar që femrat me baballarë ekstremisht të përfshirë janë më të sigurta dhe më të suksesshme në shkollë dhe biznes.

Ka shumë mënyra të ndryshme ku baballarët tregojnë dashurinë e tyre për vajzat e tyre të vogla. Këtu po ju paraqesim disa ilustrime ku mënyrat janë të shpjeguara fare mirë. 

1.     Baballarët mund të bëjnë çdo gjë. Përfshirë edhe flokët.

2.     Ata po ashtu mund të bëhen kundërshtarë mjaft të mirë në lojra.

3.     Dhe aftësitë në Hula-Hup? Legjendare.

4.     Baballarët e dinë që ka gjithmonë kohë për një festë çaji pavarësisht malit me punë që kanë përballë tyre.

5.     Dhe aftësitë e tyre për teatër kukullash janë për në Broadway.

6.     Baballarët na ndihmojnë të shikojmë botën në pamje të ndryshme.

7.     Aq shumë saqë ne nuk duam të largohemi kurrë prej tyre.

8.     Ata mund të na bëjnë ne të ndjehemi të sigurt, të vlerësuar dhe të dashur.  Veçanërishtkur nuk duhet të ketë përbindësha të fshehur në cepet e dhomës ata kthehen nëheronj.

9.     Madje edhe kur ulen të flenë, baballarët përsëri bëjnë çdo gjë. Për këtë, ne do t’i duam gjithmonë.

(Përgatiti: Portali Shkollor)

1,090 Lexime
5 vjet më parë