Veprimtari shkollore

Kalendari festiv i muajit dhjetor për klasat AF dhe AMU nga mësuesja Rafaela Llakmani

“Është koha më e bukur e vitit” dhe për këtë mësuesja Rafaela Llakmani ka mirë menduar një plan veprimtarish që shtrihet përgjatë gjithë muajit dhjetor në klasat e AF dhe AMU. Synimi i veprimtarive të mëposhtme është nxitja e nxënësve drejt vlerave njerëzore dhe krijimi i ndjenjës së pozitivitetit.

“Festat janë lumturi për gjithkënd që di si t’ i shndërrojë ato në gëzim” 

Një dritë e vogël shumëngjyrëshe, një kartolinë urimi  me fjalë të ngrohta, që vjen nga larg, një flok dëbore që mezi e pret, të bëjnë që të ndiesh magjinë e vërtetë  të festave  të fundvitit.  


Është pak e vështirë të besosh se si papritur kuptimi i këtyre ditëve është shndërruar në hiç. Njerëz të lodhur me jetën, punën, përgjegjësitë personale, mendojnë: “Ja! Na iku edhe një vit tjetër i jetës me të njëjtat gjëra”...Thua se jetojmë të njëjtën ditë?! Sa keq! Dhe harrojnë të jetojnë vërtet, pa kuptuar se lumturia e tyre qëndron te një dritë e vogël festash, te një fjalë e ngrohtë, te një këngë nostalgjike… Zbukurime pa fund, dhurata të shtrenjta, ushqime të shijshme dhe aspak momente emocionuese. 


Sa e bukur ajo historia e Babagjyshit! Është magjike të mendosh se si dikush që nuk ekziston, zbret që nga oxhaku dhe të lë ty te pema dhuratën fëmijërore të shumëkërkuar, nëpërmjet letrës qesharake që i ke shkruar, pa e ditur adresën ku do ta dërgosh. Është bukur ta bësh fëmijën të besojë se ëndrrat e tij do të realizohen një ditë. Por më e mrekullueshmja është ta lësh të ëndërrojë…dhe një fëmijë i rritur në mënyrë të tillë di si t’i ndezë dritat e festave…


Ndaj synimi i veprimtarive të mëposhtme është nxitja e nxënësve drejt vlerave njerëzore, respektit  dhe dashurisë ndaj tjetrit, argëtimit  individual dhe shoqëror si edhe krijimi i ndjenjës së pozitivitetit te gjithsecili. 


“Në muajin më të bukur të vitit shkolla jonë vendosi që ta kthente  çdo ditë në një festë.  Për t' iu mësuar vlerat e vërteta fëmijëve duhet durim, kujdes dhe shumë dashuri. T'u mësosh se të kërkosh të falur nuk është turp, t'u mësosh se të bësh të lumtur dikë është lumturi edhe për ty, t'u mësosh se ata mund t'i  ndryshojnë  ngjyrat botës e të tjera vlera si këto u bënë pjesë e kalendarit tonë festiv. Ishte një veprimtari gjithëpërfshirëse  që solli plot momente të gëzueshme, argëtim, humor dhe ngeli një kujtim i bukur për këdo që e përjetoi. Vetëm duke edukuar fëmijë me frymën e festave do ta bëjmë edhe botën ta kthejë çdo ditë në festë”- kështu është shprehur mësuesja Rafaela Llakmani, ideatore e këtij projekti, e cila e ka aplikuar atë vitin që shkoni në shkollën “Kolë Koci” ku dhe jep mësim. 



KALENDARI FESTIV I MUAJIT DHJETOR


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,531 Lexime
4 muaj më parë