UNIFORMAT E ZGJUARA

Kinë, uniformat që monitorojnë vendndodhjen e nxënësit

Disa shkolla në jug të Kinës po përdorin "uniformat e zgjuara", të cilat survejojnë nxënësit. Këto uniforma shënojnë orën, datën, filmojnë momentin kur nxënësi hyn në shkollë dhe prindi përmes një aplikacioni mund ta shikojë.

Disa shkolla në jug të Kinës po përdorin "uniformat e zgjuara", të cilat survejojnë nxënësit, nëse ata janë jashtë shkollës. Përmes këtyre uniformave, nxënësit nuk mund të dalin  pa leje, jashtë ambienteve të shkollës, sepse uniformat e tyre janë të pajisura me një çip, që lokalizojnë nxënësit dhe mund të regjistrojnë çdo hyrje dhe dalje nga shkolla. Nëse një nxënës largohet nga shkolla pa leje, çipi do të kthehet në alarm.


Kur një student arrin në shkollë, përmes uniformës merret fotografi në hyrje të saj. Kjo ka ndodhur në një shkollë në provincën Guigou, e cila ka përdorur uniforma "të zgjuara" që nga nëntori i vitit të kaluar. Të gjithë nxënësit janë të detyruar t’i veshin këto uniforma. Edhe në Guangxi po zbatojnë këtë metodë të re të monitorimit të nxënësve. I gjithë stafi pedagogjik, drejtorët dhe mësuesit janë shumë të kënaqur nga kjo metodë e re.


Disa media i kanë kritikuar, sepse këto uniforma shënojnë orën, datën, filmojnë momentin kur nxënësi hyn në shkollë dhe prindi përmes një aplikacioni të thjeshtë në celular mund ta shikojë. Njëmbëdhjetë shkolla në provincën jugperëndimore të Guizhou kanë prezantuar uniformat, të zhvilluara nga firmat lokale të teknologjisë Guizhou Guanyu Technology.


Një sistem GPS, përcjell lëvizjet e nxënësve edhe pasi të kenë lënë ambientet e shkollës. Vihet re një rregullsi më e madhe, pas përdorimit të këtyre uniformave. Hartuesit e kësaj ideje e kanë punuar projektin me detaje, aq sa fëmijët nuk mund të shkëmbejnë uniformat me njëri tjetrin.

Kompania që u mor me prodhimin e uniformave, publikoi një deklaratë publike duke thënë se uniformat "përqëndrohen në çështjet e sigurisë" dhe sigurojnë një "metodë të mençur të menaxhimit" që është e dobishme për nxënësit, prindërit dhe mësuesit.


Uniformat janë kritikuar në mediat sociale. Disa nga kritikat janë:

 "Nëse do të ishit fëmijë, a do të dëshironit të monitoroheshin 24 orë në ditë?" 

"A nuk kanë fëmijë të drejtat e njeriut dhe privatësinë?" 


Lin Zongëu, drejtor i shkollës 11 të Renhuai në Guizhou, tha megjithëse shkolla ishte në gjendje të gjurmonte studentët në çdo kohë, ata e përdorin këtë teknologji me masë.

"Ne zgjedhim të mos e kontrollojmë vendndodhjen e saktë të nxënësve pas shkollës, por kur nxënësi ikën pa drejtim e nuk shkon në shtëpi, apo ikën nga ora e mësimit, uniformat ndihmojnë në gjetjen e tyre" 


Guanyu Technology, kompania që i prodhoi mbrojti veten nga kritikat duke këmbëngulur se firma "respektonte dhe mbronte të drejtat e njeriut".


Kjo nuk është hera e parë që Kina ka përdorur teknologji për të monitoruar nxënësit në shkollë. Në maj, u zbulua se një shkollë në Hangzhou kishte instaluar kamera për të matur vëmendjen e nxënësve në klasë.



(Pështati P. Shtini; Portali Shkollor)

2,522 Lexime
5 vjet më parë