PROGRAM ORIENTUES

Leksioni 10, Viktor Hygo dhe vepra e tij “Katedralja e Parisit”

Dr.Ermira Ymeraj ka hartuar në ndihmë të maturantëve dhe mësuesve programin orientues për letërsinë. Në leksionin e dhjetë është ndalur te romani “Katedralja e Parisit” e shkruar nga poeti, romancieri dhe dramaturgu francez Viktor Hygo. Për më tepër njihuni me materialin e mëposhtëm.

Jemi një dorë, larg jush. Kjo është motoja që më udhëheq në këto ditë të vështira. Ndaj kam hartuar në ndihmë për ju Maturantë dhe ju Mësues gjithë programin orientues për letërsinë në PDF. 


Leksionet jane emërtuar të tilla sepse përmbledhin: konceptet e  njohjes, kuptimit dhe analizës së njohurive të përgjithshme mbi fusha të tilla si letërsi botërore, letërsi shqipe, gjinitë letrare dhe llojet e tyre, si dhe stilistikën ku përfshin njohuritë themelore që duhet të zotërojë një maturant përgjatë tre viteve.


Autorët e MSH janë ndërtuar në mënyrë të strukturuar në skeda sipas niveleve të njohjes që i kërkohet nxënësit në programin e maturës. Veçoritë e drejtimit letrar të periudhës dhe të autorit në veçanti, struktura e veprës, gjuha, stili  dhe figurshmëria, tema, mesazhe, motive, ide, peronazhe qendrore dhe dytësore, zhvillimi i tyre në vepër dhe të kuptuarin e rolit të tij në vepër. 

Dr: Ermira Ymeraj

Leksioni 10, Viktor Hygo dhe vepra e tij “Katedralja e Parisit” 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

13,152 Lexime
3 vjet më parë