Alpet shqiptare

Lule Xana dhe vetitë e saj kuruese

Lule Xana është një shkurre e vogël, me degë të holla e të gjata, me gjethe të rralla, të vogla e heshtake, me lule të verdha, në trajtë vileje e me aromë të këndshme, që lidh si frut një bishtajë.

Lulet e Xanës veshin si qilim malet shqiptare. Të njohura ndryshe me emrin Gjineshtra (lat. Genista Tinctoria), këto lule u japin maleve shqiptare hijeshi dhe vlerësohen për përdorimin e tyre në botën e bimëve medicinale. 


Krahas bukurisë së tyre, lulet e Xanës kanë një shije të ëmbël, e shpesh herë përdoren si shije e shtuar nëpër ëmbëlsira apo edhe për dekor në servirjen e tyre. Lule Xana apo Gjineshtra është një shkurre e vogël, me degë të holla e të gjata, me gjethe të rralla, të vogla e heshtake, me lule të verdha, në trajtë vileje e me aromë të këndshme, që lidh si frut një bishtajë. 


Dikur, degët e kësaj bime janë përdorur për të thurur ose për të nxjerrë një fije të fortë. Që në lashtësi, lule Xana është përdorur në mjekësinë popullore për shërimin e një sërë sëmundjesh. Janë përdorur masivisht në kurat popullore për shërimin e plagëve në trup, pasi ato ndikojnë në mbylljen e shpejtë të tyre dhe largimin e dhimbjeve gjithashtu. Po të njëjtat vlera kurative, Xana i shfaq edhe në lehtësimin e dhimbjeve për nervin shiatik. Kjo bimë medicinale përdoret si diuretike dhe si dezinfektuese në sëmundjet e veshkave; pëdoret në edema si dhe në përmirësimin e shëndetit të zemrës. Ato ndihmojnë në tretje, ndërsa shërbejnë si laksativ natyral, nxisin djersitjen dhe shërbejnë si një diuretik. Ndihmon në rritjen e vigjilencës dhe energjisë. Ato trajtonë reumatizmat dhe gjëndrën e tiroides. Xana rrit presionin e gjakut, si rezultat nuk duhet të përdoret nga dikush me tension të lartë. 


Përdorimi i lules së Xanës nuk është i këshillueshëm për gratë shtatzëna. Vlerësohet se pjesa e përdorshme si bimë medicinale e Xanës është kryesisht pjesa e përbërë nga bari i lulëzuar dhe i tharë i bimës, e cila është një gjysmë shkurre, e shpeshtë nëpër pyje, shkurre e kullota. 


Receta 

  • Në një enë hidhet një lugë e vogël me bimën e tharë të grimcuara
  • Më pas shtohet një gotë me ujë të valuar 
  • Përmbajtja lihet në qetësi 15 minuta 
  • Më pas lëngu kullohet Këshillohet konsumimi i 2 dozave të tilla në ditë

5,336 Lexime
6 vjet më parë