Projekt nga nxënësit

“Maketi i një hapësire të brendëshme”, projekti më i ri i klasës së 5B, shkolla "Protagonisti"

Nxënësit e klasës së 5B, prezantuan projektin e tyre më të ri në lëndën e artit pamor “Maketin e një hapësire të brendëshme”. Gjithëpërfshirja dhe bashkëpunimi ishte themeli i këtij projekti, ku çdo nxënës u bë arkitekt, skenograf dhe arredues, menaxher, etj.

Nxënësit e klasës së 5B, prezantuan projektin e tyre më të ri në lëndën e artit pamor “Maketin e një hapësire të brendëshme”. Nxënësit, të ndarë në grupe, filluan punën një javë më parë dhe e vazhduan atë edhe gjatë ditëve që nuk kishin art pamor. Ata u përfshinë me të gjitha forcat, për ta realizuar projektin sa më mirë. Gjithëpërfshirja dhe bashkëpunimi ishte themeli i këtij projekti, ku çdo nxënës u bë arkitekt, skenograf dhe arredues, menaxher, etj.

Nxënësit prezantuan jo vetëm projektin, por edhe aftësitë e tyre artistike, shprehëse, por mbi të gjitha frymën e bashkëpunimit dhe e shpirtin i garës. 


Ajo që binte në sy ishte larmia e maketeve, si maketi i një salloni makinash ku kishte të përfshirë edhe bankën me të gjitha funksionalitetet e saj, si dhe një kinema, ku klientët mund të shihnin se si funksiononin makinat, etj. 

Një grup tjetër prezantoi bibliotekën e qytetit, ku edhe librat i kishin bërë në miniaturë edhe me vizatime; një grup tjetër maketin e një restoranti, ku nuk mungonte edhe kasa dhe nëpërmjet një dramatizimi të shkurtër na treguan se si funksiononte ky restorant, çdo detaj ishte i kuruar me mjeshtëri.

Kishim edhe skenën e një pasarele të modës ku çdo detaj ishte i mirëmenduar; kishim maketin e një banese të ndarë me dhomat përkatëse, si dhe maketin e një vile të bukur me dy kate. 

Kishim edhe maketin e një shkolle, ku me aq dashuri nxënësit kishin vendosur orendi dhe kishin menduar çdo detaj deri te dhoma e pas shkollës ku bëhen detyrat dhe mësimet.

Ajo që vlen të përmendet, është se nxënësit përdorën materiale të riciklueshme, lodra dhe objekte të përdorura, duke qenë edhe miqësorë me mjedisin. 


Puna e këtyre nxënësve nxorri në pah botën e pasur dhe imagjinatën e zhvilluar që ata kanë, mjafton t’u ndezësh llampën e ideve dhe t’u japësh përgjegjësi. 


Në fund të prezantimeve nxënësit votuan me shumë transparencë dhe pjekuri për projektin më të mirë dhe duartrokitën dhe uruan nëjri-tjetrin për rezulatatet e arritura duke përdorur me kompetencë mjete, teknika dhe shprehi artistike.Një falenderim edhe mësuesen e kl 5b, Rovenën, për bashkëpunimin.

Nga Iriana H. Papamihali

Artiste, mësimdhënëse, autore e teksteve shkollore


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

531 Lexime
3 muaj më parë