Studimi

Makinat llogaritëse tek nxënësit, efektet negative dhe ato pozitive

Këshilli kombëtar i mësuesve të matematikës nxjerr në pah avantazhet dhe disavantazhet e lejimit të makinës llogaritëse në klasat fillore. Më poshtë do të lexoni një material tepër interesant të marrë nga National Council of Teachers of Mathematics.


Këshilli kombëtar i mësuesve të matematikës (National Council of Teachers of Mathematics) ka publikuar një deklaratë pozicionuese që flet për përdorimin e makinave llogaritëse në edukimin e fëmijëve. NCTM rekomandon integrimin e makinave llogaritëse në programet shkollore të matematikës në të gjitha klasat. Këshilli drejtues jep arsyen racionale që qëndron pas qëndrimit të tyre: “Kërkimet dhe eksperienca mbështesin potencialin e përdorimit të duhur për të rritur të nxënët e matematikës. Makina llogaritëse mendohet që rrit përfitimet konjitive që përfshijnë sensin e numrave, zhvillimin konceptual dhe vizualizimin”. Komiteti rekomandon që çdo nxënës duhet të ketë akses tek makinat llogaritëse. Ata konstatojnë që të gjithë mësuesit e matematikës duhet ta promovojnë përdorimin e kësaj teknologjie. Në tezën e saj të doktoraturës në 1990 Frank Porter citoi një studim të Barbara Reys të 1987 që nxori si përfundim se: “çdo shkollë duhet të ketë politika të qarta të përdorimit të makinave llogaritëse, përndryshe mësuesit në të njëjtën shkollë për të njëjtat klasa do të përdorte rregulla të ndryshme për përdorimin e makinës llogaritëse”. Disa shtete kanë edhe mandate që mbështesin përdorimin e makinave llogaritëse në të gjitha nivelet e klasave. Këto direktiva vijnë edhe me përgjegjësi edhe për rrethet shkollore, mësuesit dhe administratorët. Kërkimet shkencore kanë nxjerrë në pah disa nga efektet pozitive dhe negative të përdorimit të makinave llogaritëse në shkollat fillore.


Efektet Pozitive


Kërkimet nxjerrin në pah edhe avantazhet edhe disavantazhet e lejimit  të makinës llogaritëse në klasat fillore. Megjithatë shumica e studimeve nuk tregojnë ndonjë efekt të caktuar nga rekomandimi i makinës llogaritëse për të bërë llogaritje në një moshë të hershme. Duket e qartë që nëse makina llogaritëse përdoret në mënyrën e duhur për të shtuar planin mësimor atëherë nxënësit mund të kenë shumë përfitime.

Së pari, nxënësit mund të shpenzojnë më shumë kohë për të zgjidhur probleme konceptuale. Për shembull një makinë llogaritëse e thjeshtë më katër-funksione do ti lejojë nxënësit të përdorin çfarëdo veprimi që është i duhur për të zgjidhur problemin  pavarësisht nëse ata janë të sigurt në aftësitë e tyre për ta kryer atë veprim (Hembree & Dessart, 1986). Këtu nxënësit përjetojnë një avantazh në llogaritje dhe bëhen më të sigurt në aftësitë e tyre. Metodat e veçanta që përdoren qoftë matematikë mendore, laps e letër apo makinë llogaritëse, është thjesht një pjesë e procesit të llogaritjes. 

Së dyti, nxënësit duhet gjithashtu të dinë çfarë lloj llogaritje të performojnë dhe të jenë të aftë të identifikojnë numrat e  duhur që duhen përdorur në llogaritje. Hembree and Dessart (1986) pohojnë: “matematikë e vërtetë do të thotë të dish një shumëllojshmëri strategjish për zgjidhjen e problemeve dhe të kesh aftësinë t’i përdorësh ato në mënyrën e duhur”.  Kërkimi i Hembree dhe Dessart ne 1986 raportoi gjetjet e një meta-analize për efektet e përdorimit të makinës llogaritëse  para kolegjit. Ata analizuan rezultatet e 79 raporteve kërkimore që fokusoheshin në sjelljet dhe arritjet e studentëve. Çdo studim përfshinte një grup nxënësish që përdorte makinë llogaritëse dhe një grup që nuk përdorte. Nga analizat e tyre ata dolën në përfundimin që makina llogaritëse “nuk vononte përvetësimin e njohurive konceptuale të nxënësve dhe në mënyrë të konsiderueshme përmirësonte sjelljen dhe vetë konceptin e tyre në lidhje më matematikën”. Studiuesit gjithashtu gjetën se përdorimi i makinave llogaritëse në testime prodhon rezultate me të larta sesa përpjekjet me laps e letër si në veprime bazike ashtu edhe në problem zgjidhje.


Efektet Negative


Fatkeqësisht mësuesit nuk dinë si ta implementojnë makinën llogaritëse në mënyrën e duhur dhe prandaj nxënësit janë shpesh në një disavantazh.

Së pari, nëse nxënësit nuk kuptojnë aftësitë bazë, të nevojshme për të vazhduar pëërpara ata mund të mos kenë sukses në klasat e ardhshme. Nëse nxënësit mësohen të mbështeten tek makina llogaritëse për të kontrolluar edhe veprimet më të thjeshta, siguria e tyre do të dëmtohet kur t’u largohet makina llogaritëse.

Së dyti, makinat llogaritëse gjithashtu krijojnë një iluzion fals progresi, nxënësit përjetojnë një sens fals sigurie dhe si pasojë motivimi i tyre bie.


(Burimi: National Council of Teachers of Mathematics, Portali Shkollor)

4,626 Lexime
4 vjet më parë