Mamelonët ose dhëmbët me maja te fëmijët
Mamelonët krijohen që në stadin e formimit të dhëmbëve dhe spekulimet thonë se majat e formuara ndihmojnë të shpojnë gingivën. Me kalimin e viteve këto zhduken si pasojë e një konsumimi të lehtë, gjatë përtypjes, të folurit etj. Në rast se jo këto me rritjen e fëmijës përbëjnë një shqetësim estetik.
Mamelonët gjenden në dhëmbët frontalë si në nofullën e sipërme ashtu dhe në atë të poshtmen.
Më së shumti në denticionin e përhershëm.
Këto krijohen që në stadin e formimit dhe spekulimet flasin për një dalje më të lehtë të dhëmbëve të përhershëm, majat e formuara ndihmojnë të shpojnë gingivën. Mamelonet janë të përbëra vetëm nga smalti, ndërkohë që sipërfaqja tjetër e dhëmbëve është smalt dhe dentinë.
Me kalimin e viteve këto zhduken si pasojë e një konsumimi të lehtë, gjatë përtypjes, të folurit etj.
Në rast se jo këto me rritjen e fëmijës përbëjnë një shqetësim estetik. Dentisti kryen një lëmim ose drejtim të lehtë me disk, nëse situata e kavitetit oral na lejon duke i drejtuar disi majat ose me rritjen e fëmijës kryhen rregullime restorative për të patur një estetikë të kënaqshme.
Nga Dr. Eldona Sipri
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Sherebela për shërimin e shumë sëmundjeve
8 zgjedhjet më të mira për një mëngjes të shëndetshëm
Hidet, fruti ideal i stinës së vjeshtës